Selenës i është dhënë një adresë tjetër, ajo e shtëpisë së vjetër të Hajriut, ndaj ajo nuk e zè dot Nalanin me Hajriun në shtëpinë e tij. Ndërkohë në shtëpinë e Hajriut ka trokitur një fëmijë nga lagjia, për t’a falenderuar atë për librat që i ka blerë, ndërsa Hajriu i premton se do i blejë çdo herë, mjafton që ajo të jetë fëmijë i mbarë e të lexojë. Për shkak të asaj që dëgjoi nga vajza e vogël, Nalanit vetëm sa i shtohet admirimi për Hajriun. Ajo qëndron pranë tij, derisa i frìkësohet telefonatës së nënës së saj dhe largohet menjëherë.
Sakaq, Ferideja takohet me babanë biològjik të Nalanit, për herë të parë prej dekadash. Ai quhet Metin dhe përballë tij, Ferideja tregon se si ka jetuar për gjithë ato vite, duke përtýpur tùrpin çdo ditë, nga ajo që ai shkaktoi. Ferideja e mban atë fàjtor për vdèkjen e Semasë dhe jetën që ka jetuar Nalani me rregulla çnjèrëzore, por fillimisht mban fàjtore veten që e ka futur atë dikur në shtëpinë e saj, duke menduar se nuk do i vinte ndonjë e kèqe, pasi Metini është vëllai biològjik i Feridesë.
Së fundmi, Ferideja i betohet se nëse do guxojë t’i dalë përpara Nalanit, do e vràsè edhe atë, edhe veten. Me aq, Ferideja largohet, ndërsa Metini nuk flet asnjë fjalë. Pasi largohet që aty, Ferideja merr një telefonatë nga Alpi. Ndonëse Xhana e bindi se Denizi ka parë ëndërr dhe nuk ka qenë Sedati në atë shtëpi, ajo gjithashtu i ka bërë të qartë se martesa tyre nuk do funksionojë më dhe sapo t’a lindë fëmijën, do largohet. Këto fjalë, ai ia trànsmeton Feridesë, duke i theksuar se dýshon që plani i vendosur i Xhanës ka të bëjë me Sedatin.
Ndërkohë, Gylxhihana vijon të vështrojë nga larg Rafetin me ish të fejuarën e tij, me nënën e Perës. Ajo kërkon faljen e tij për gjithë hàkmarrjen që bëri dhe Rafeti e fal, si dhe i bën të qartë se për çfarëdo që ajo mund të ketë nevojë, do e ketë atë mbështetje. Gylxhihana i shikon duke u kàpur nga duart dhe largohet, pasi nuk duron dot më. Sakaq, vajza e saj Selena kthehet në shtëpi pranë Muzos për të ulèritur që nuk e gjeti shtëpinë e Hajriut por Muzo e pret si mos më kèq, e krìtikon ashpèr dhe nuk e lejon t’a hapë më një temë të tillë.