Doruku e pranon para Asijes se e ka gènjyer, se nuk e ka pasur detyrë nga mësuesja që t’i bënin pyetje njëri tjetrit por e ka bërë që t’a njihte atë më shumë. Mes të tjerash, ai mëson për Asijen se ajo po punon me grep gjëra të veçanta që t’i shesë e të grumbullojë para që të mund të dalin në një shtëpi me qera, sëbashku me motrën dhe vëllezërit. Duke qenë i bindur se ajo nuk do i pranojë paratë e tij, Doruku e fton në një tjetër mundësi për të fituar para dhe këtë e bën duke kënduar në rrugë, sëbashku me të.
Asija mbledh para nga këndimi, edhe nga shitja e punimeve të saj, ndërkohë që Kadiri vazhdon të mbledhë para nga puna në kantierin e ndërtimit dhe në përfundim të saj, shkon të ndihmojë edhe Omerin me shitjen e pilafit. Mëngjesin e ditës tjetër, në shkollë, Berku vendos të hàkmerret ndaj Ajbykesë. Ai i shkon pranë gjoja për t’u pajtuar por fshèhurazi, bën një fotografi, që të ngjajë sikur Ajbyke po i lutej atij për pak vëmendje. Fotografinë e shpërndan menjëherë në shumë grupe të shkollës, duke e bërë Ajbykenë të qàjë.
Ogulxhani dhe kushërinjtë e tij e mësojnë se çfarë ka bërë Berku dhe pa hezituar, i vërsùlen atij, por Kadiri nuk e lë as Omerin dhe as Ogulxhanin që t’i ndòtin duart me Berkun. Ai, në mesin e të gjithëve, në kantinën e shkollës, e kàp aq me forcë Berkun saqë e dètyron t’i kërkojë falje Ajbykesë, me zë të lartë. Ndonëse e bën, Berku nuk e lë me aq. Ai mbushet me urrèjtje aq shumë saqë vendos të hàkmerret po atë natë. Fillimisht, ai mëson vendin ku Omeri del të shesë pilaf, aty ku i bashkohet edhe Kadiri në orët e fundit.
Berku, i shoqëruar nga një numër i konsiderueshëm shokësh, ia mësyjnë para Omerit dhe Kadirit, me drunj e hekur në duar, që t’i lèndojnë sa më tepër. Orhani që po u shkonte fëmijëve pranë rastësisht, përfundon pjesë e atij shèrri por edhe lèndohet më shumë nga të gjithë, për shkak të Berkut që e shtýn në një vend jo të duhur. Berku ua thýen edhe kàrrocën ku mbanin pilafin dhe ashtu largohet. Ndërsa Orhani, nuk i merr seriozisht lèndimet në trupin e tij, derisa para gjithë familjes, bìe në tokë pa ndjenja dhe nga goja i del gjàk.