Nalani nuk gjen në asnjë moment hapësirën e nevojshme për t’iu përgjigjur mesazheve të Hajriut që pa ndalim i shkruan se sa entuziast është për takimin që do kenë atë natë. Madje, Sedati kërkon nga Muzo që t’ia japë Hajriun si shofer atë natë pasi edhe mund të pijë. Muzo e di situatën dhe përpiqet të gjejë jùstifikime të mos ia japë por ndërhyjnë edhe të tjerët dhe ai dètyrohet t’a aprovojë. Teksa Hajriu po pret për Nalanin, kjo e fundit del nga dera e shtëpisë e kàpur për dore me Sedatin dhe Hajriu zhgènjehet plotësisht.
Si të mos mjaftonte, gjatë gjithë rrugës, në makinë, Sedati i flet Nalanit për dashurinë që gjòja ndjen ndaj saj dhe takimet e para që kanë pasur në fejesë. Nalani nuk përgjigjet fare ndërsa Hajriu irrítohet aq shumë saqë në trafik, gjen një shkak për t’u ngatërruar me një të panjohur dhe e bën. Më pas kërkon falje nga Sedati dhe Nalani dhe vazhdojnë rrugën për në restorant. Për atë natë, Sedati ka menduar të njëjtin restorant dhe madje të njëjtën tavolinë ku janë takuar për herë të parë në jetët e tyre.
Mendja e Nalanit vijon të jetë tek Hajriu dhe me jùstifikimin e tùaletit, arrin të takohet me të fshèhurazi. Edhe pse i shpjegon gjithçka se si ndodhi, Hajriu vendos të mos i përgjigjet asnjë fjalë dhe me aq largohet. Gjatë asaj kohe, Sedati génjen Xhanën që i kërkoi të takoheshin dhe i thotë se është në shtëpi, duke u përpjekur që të flejë. Nalani kthehet në tavolinë dhe Sedati lë telefonin por tanimë, Nalani është shumë e irrítuar. Ajo pi disa gota të rènda alkòlike rradhazi dhe më pas kërkon të largohen duke thënë se i dhèmb stomaku.
Në të dalë të restorantit, ato përballen me turmën e gàzetarëve që i pyesin nëse kanë ndonjë próblem shëndetësor që nuk po bëhen prindër. Sedati gènjen duke u thënë se shumë shpejt do u japin làjmin që presin, dhe me aq largohen. Për shkak të asaj génjeshtre, Hajriu mendon që Nalani është shtatzènë ndërsa planet e Sedatit me Xhanën, príshen tótalisht. Gjithçka shkon sipas planit të Feridesë dhe po atë natë, Feridenë tenton t’a zèrë ngushtë Gylxhihana duke i treguar se e di që nuk është nëna e Nalanit por Ferideja e lë atë pa fjalë duke i thënë se Nalani tanimë e di.