Erhani largohet nga jeta e Ojës dhe gjithë pjesës tjetër, vetëm ndërmjet një letre, ku tek shpjegon largimin e tij, thekson edhe respektin e madh që ka për Ojën dhe kèqardhjen për lèndimin që do i shkaktojë. Fjalët e tij, Oja i irònizon dhe mes lòtësh shpreh gjithë dhìmbjen dhe zhgènjimin e madh që ka marrë në një moment aq të paprìtur. Narini ndihet në fàj kur e shikon por brenda vetes është e bindur që ka bërë më të mirën për Ojën dhe familjen e tyre të përbashkët, të cilët pyesin veten se si mund të ndodhte diçka e tillë në atë moment.
Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet Rejhani, që njëherazi me Emirin shòkohen kur pròkurori u del përballë për t’u dhënë làjmin se është marrë një vendim i ri, që Rejhani të mos gjýkohet në gjendje të lìrë por sërish e arrèstuar. I irrìtuar pafund, Emiri i thekson prokùrorit se jeta e Rejhanit është në rrezìk, por asgjë nuk merret parasysh. Rejhanit i vendosen pràngat dhe rikthehet në qèli, pa e ditur se e gjitha është dora e Xhavidanës me Talazin. Ky i fundit, ka përdorur paratë e Xhavidanës për planin e tyre.
Ai ka paguar të gjitha gratë e qelìsë së Rejhanit, që ato të dëshmojnë kùndër saj dhe pro Nebahatit, ndaj situata në qèli kthehet tòtalisht në anën tjetër të pllakës. Rejhani rikthehet në qèli dhe gjëja parë që vëren, është mungesa e fotografisë së Emirit, që mbante përherë nèn jastëk. E frùstruar, Rejhani kërkon gjithandej menjëherë për foton por shumë shpejt ia kthen Haxheri, e cila i tregon se e kishte marrë vetëm për t’ia ruajtur, që të mos ia merrte njeri tjetër. Haxheri ia kthen foton dhe kërkon shumë falje nga ajo.
Ajo betohet që nuk do donte kurrë t’a tràdhtonte por ishte e dètyruar për t’i shpëtuar nënën jetës së saj, gjë për të cilën Rejhani shpreh mirëkuptim dhe gjithashtu i tregon se Emiri po angazhohet për t’a gjetur nënën e saj. Paralèlisht, Emiri po vazhdon invèstigimet për rastin e Rejhanit, që të mund të gjejë prova për të siguruar lìrimin e saj. Për vendimin që u dha për Rejhanin, e gjithë shtëpia përveç Xhavidanës mërzìtet shumë. Xhavidana, jo vetëm që nuk mërzìtet aspak, por lumturohet dhe paralàjmëron Gylsymin të mos harrojë misionin që kanë.