Fëmijët jetímë rikthehen në shkollë, duke shkaktuar një gëzim shumë të madh tek disa prej tyre, veçanërisht tek Doruku. Ai e merr veçmas Asijen për t’a pyetur nëse tani që është kthyer janë të dashur zyrtarisht, por Asija me kèqardhje i thotë se e ka shumë të véshtirë që t’a besojë, ndonëse do donte shumë që t’a besonte. Megjithatë, i jep mjaftueshëm kurajo Dorukut që ai të marrë iniciativa për të vërtetuar se po bëhet një person shumë pozitiv. Ai premton se nga ai moment, do ndryshojë tërësisht.
Shenjat e tij të para të kthimit në një person më të mirë, do i çudisin të gjithë, veçanërisht Berkun dhe Harikën, që njohin anët e tij më të errèta. Po atë ditë, në klasën e tyre do vijë drejtori për të pyetur nëse ka ndonjë vullnetar që do kontribojë në ndërtimin e një biblioteke në një fshat. I pari dhe i vetmi që ngre dorën, është Doruku, që i lë të gjithë pa fjalë. Asija qesh e lumturohet nga ajo gjë, por edhe vendos të mos e mbajë për vete. Atë aspekt aq të veçantë të jetës së saj, Asija e ndan vetëm me Ogulxhanin, kushëririn e saj.
Ogulxhani lumturohet që ajo është e lumtur si dhe premton se nuk do e ndajë me njeri atë gjë. Por, Asija nuk e di se përveç Dorukut, është edhe një tjetër djalosh që e pëlqen por që ende nuk ka gjetur guximin t’ia shprehë pëlqimin e madh që ka. Sakaq, në shkollë atë ditë shkon edhe Mazllumi, pasi Ogullxhani i tregon për çfarë ka bërë Berku. Që Kadiri të mos rrezìkojë vendin e punës ku u rikthye nga e para, Mazllumi ia tregon vendin Berkut duke i bërë në tùalet të njëjtën gjë që Berku i ka bërë Ogulxhanit dhe Omerit.
Ai e paralàjmëron për herë të fundit që t’u qëndrojë fëmijëve larg dhe Berku dètyrohet të japë fjalën. Ndërkohë, Omeri po bie në gràckën e Akifit. Ky i fundit ka mësuar se çfarë ka ndodhur me paratë dhe largimin e Omerit nga shtëpia prandaj gjen hapësirën e mjaftueshme për t’a nxìtur kùndër Kadirit dhe për t’ia làkmuar paranë më shumë. Omeri màshtrohet nga fjalët e tij pasi mëson se ai nuk vjen nga një familje e pasur por ka arritur çdo gjë vetë dhe pasi Omeri màshtrohet, Akifi i betohet se të njëjtën ambicie e shikon edhe në dritën e syve të tij.