Ogulxhani bisedon me Mazllumin fare rastësisht, duke i treguar largimin e Omerit nga shtëpia si dhe çfarë u ka bërë të gjithëve Berku. Mazllumi, e merr përsipër të vërë ai dorë në atë çështje, që Kadiri të mos rrezìkojë humbjen e punës ku u rikthye atë ditë. Kështu, me të shkuar në shkollë, Mazllumi zè në tùalet Berkun, hàkmerret ndaj tij duke i bërë të njëjtën gjë që ai i ka bërë Omerit dhe Ogullxhanit dhe në fund fare e paralàjmëron ashpër që të mos guxojë të ngàtërrohet më me fëmijët.
Paralèlisht, Asijen e ka marrë Doruku në një klasë bòshe. Ai kërkon të dijë nëse ajo po i qëndron fjalës dhe janë ende të dashur por Asija me kèqardhje tregon se nuk i zè dot besë, sado që dëshiron shumë që t’a besojë. Doruku e merr mesazhin dhe që nga ai moment, premton se do bëhet një person aq i mirë saqë ajo dhe të gjithë do i besojnë. Sjellja e Dorukut që ndryshon menjëherë, vërehet nga të gjithë. Nga klasa, vetëm Harika me Berkun nuk e hònepsin dot versionin e mirë të Dorukut.
Ato kanë parë anën e tij më të kèqe dhe ajo është çfarë u pëlqen nga ai. Por Doruku nuk do ndalojë, pavàrësisht asgjëje. Pikërisht atë ditë, në klasë u shkon drejtori i shkollës, që tregon se kanë nevojë për vullnetarë në një bibliotekë që ndodhet në një fshat. Doruku ngre dorën ende pa mbaruar drejtori fjalinë dhe të gjithë çuditen, ndërsa Asija qesh, e lumtur. Në përfundim të mësimit për atë ditë, Ogulxhani i shkon pranë Asijes, pasi vëren se ajo është më e lumtur se zakonisht, ndaj kërkon të dijë çfarë po ndodh.
Në mirëbesim, Asija i tregon Ogulxhanit se çfarë po ndodh mes saj dhe Dorukut dhe Ogulxhani e pranon atë lidhje, vetëm për hir të lumturisë së Asijes. Ndërkohë, Melisa i shkon pranë Kadirit në kantinë, për t’a pyetur përse është ndarë nga Suzana, por Kadiri e anashkalon përgjigjen e plotë nga goja tij, duke aprovuar çdo mendim të Melisës, me heshtjen e tij. Shqètësimi i Kadirit, është shoqërimi i Omerit me Aishen, të cilën nuk e njohin fare, por Melisa i tregon vetëm gjëra të mira për Aishen, që ia largojnë atij shqètësimin.