Shòkimi përfshin gjithë familjen e Rafetit kur ai sjell Pervinën për të qëndruar për pak pranë tyre, derisa ajo të shërohet plotësisht. Ardhja e Pervinës do tràzojë shumë ujëra, pasi ajo me të ardhur, shpreh çudinë që e gjen Gylxhihanën aty, duke treguar se Rafeti i ka thënë që janë divòrcuar. Gylxhihana vërteton të kùndërtën dhe biseda mbyllet me aq. Ndërkohë, Ferideja vijon të jetë në ndjèkje të Nalanit, e cila për fat, atë mëngjes, po takohet me të vërtetë me Bilurën. Përballë Bilurës, Nalani rrëfen çdo gjë se si ka nisur me Hajriun.
Ajo e ndjen veten të lirë të shprehë çdo ndjenjë e mendim, përfshirë edhe mendimet që ende nuk i ka të qarta. Sipas asaj çfarë kupton Bilura, Nalani ka rënë në dashuri me Hajriun, ndërsa Nalani vetë, ende nuk e thotë dot me gojën plot atë gjë. Bashkëshorti i Nalanit, Sedati, në ato momente po mundohet me gjithçka ka, që të gjejë paratë për t’i blerë shtëpinë Xhanës, pasi i drùhet kèrcènimit të saj. Fillimisht ai shkon pranë Galipit, avòkatit të kompanisë që është njëkohësisht edhe shoku i Rafetit, prandaj ai nuk pranon të bëjë gjë fshèhurazi.
Galipi thekson se nuk mund t’a shohë më në sy Rafetin nëse ai e mëson se ka bërë diçka pa dijeninë e tij ndaj nuk do e ndërmarrë atë rrisk fare. Që aty, Sedati i dèshpëruar shkon pranë Xhavitit. Ky i fundit i ka paratë por nuk pranon t’ia japë për atë çfarë i do Sedati, ndaj e kthen duarbosh. Selena gjithashtu heq dorë nga ndihma për Sedatin dhe kështu, Sedati dèshton në fjalën që i dha Xhanës. Ai i kërkon të takohen dhe në sy, i tregon se ka dèshtuar dhe nuk e ka siguruar dot shtëpinë, ndaj nuk ka çfarë bën më. Për çudi, Xhana shpreh mirëkuptim.
Ajo nuk i thotë asgjë dhe Sedati largohet i lumtur, duke menduar se ajo e ka kuptuar por në të vërtetë, Xhana telefonon Nalanin, e fton në shtëpinë e saj dhe që në derë, i tregon se pret një fëmijë nga Sedati. Teksa Nalanit i bie bòmbà nga Xhana, në kompani, Emirit i bie bòmbà nga Rafeti dhe nga Muzo. Rafeti i thotë se do e rimendojë edhe njëherë ortàkërinë e tyre ndërsa Muzo, i sqaron Emirit se pavàrësisht se si duket nga jashtë, ato janë një familje shumë e lidhur dhe për njëri tjetrin bëjnë çdo gjë, ndaj ai duhet të ketë kujdes me hapat që hedh.