Për familjen time/ Shengyli nuk i përgjigjet dot pyetjes së Orhanit

Orhani mëson nga fëmijtë dhe Shengyli se ajo ia ka pranuar paratë Kadirit kur ishte ai në spìtal dhe madje i ka shpenzuar të gjithë. I xhìndosur, ai pyet se ku i ka shpenzuar, pasi në spìtal nuk kanë paguar asgjë sepse kanë pasur sìgurimin shëndetësor. E zènë ngushtë, Shengyli tregon që ka paguar këstet e mobilieve që ka marrë. Ajo nuk i tregon dot se si ka qenë pakti me Nebahatin, ndaj e mbyll situatën duke thënë se do ia rikthejë të gjitha paratë Kadirit, një më një, por sërish Orhani nuk mjaftohet.

Ai është aq i nevrìkosur me të, saqë i betohet se do e dìvorcojë dhe nga irrìtimi i madh që e mbulon, ai nuk pranon as të flejë në të njëjtën dhomë me Shengylin dhe madje as që i flet asaj. Sakaq, nipi i tij Omeri që solli gjithë dèbatin e madh për paratë, ndodhet ende tek shoqja e tij Aisheja. Shërbyesja e shtëpisë u përgatit atyre një sofër të larmishme por që në kafshatën e parë, Omerit i ngèc në fyt, duke menduar se çfarë mund të jenë duke ngrënë motrat e vëllai tij. Ai e mbledh veten shumë shpejt dhe vazhdon bisedën normalisht, pa u kuptuar gjë.

Çaste më vonë, teksa qëndrojnë në oborr para pishinës duke biseduar, Aishes dhe Omerit u shkon pranë Tollga, ish i dashuri i Aishes që sërish e prezanton veten si i dashuri saj, sepse nuk e pranon ndarjen. Ai thùmbohet me Omerin por më pas dètyrohet që të largohet nga shtëpia. Pas largimit të tij, Omeri e hedh veten në pishinë, duke dëfryer gjithë adrènalinën e tij, në një kohë kur paralèlisht, Kadiri vazhdon të punojë në ndërtim, në vendin e babait të tij të ndjerë, Veliut.

Ajo natë kalon me aq ndërsa të nesërmen në mëngjes, në kompaninë, në zyrën e Akifit, Suzana e gjen atë duke bërë një intervistë pune me një vajzë të re të quajtur Esra. Ajo e kupton qartazi se Akifi po flìrton me Esrën prandaj diçka të tillë, ia përcjell edhe Nebahatit që e takon rastësisht në korridor. Ndonëse nuk do aspak që t’a besojë, Nebahati ngàcmohet nga ajo dhe futet me furi në zyrën e Akifit, pa trokitur fare, por për fatin e Akifit, Esra është larguar dhe ai  përgènjeshtron çdo fjalë të Suzanës.