Për familjen time/ Kadiri shikon pòshtërimin që Akifi i bën Omerit

Omeri është i vendosur t’i mbajë qëndrim Kadirit dhe Asijes që nuk e mirëkuptuan për paratë që mori nga Akifi, prandaj dhe vendos të mos kthehet në shtëpi as për ditëlindjen e tij, që prej 17 vitesh e ka festuar sëbashku me Asijen, që pàndeh t’a ketë binjaken e saj. Asija mèrzìtet shumë që ai nuk do shkojë për ditëlindjen në shtëpi, ndërsa Kadiri i sugjeron t’a lënë në qetësinë e tij, derisa të bìndet për çfarë po bën. Paralèlisht, në shtëpi ndodhet xhaxhai i fëmijëve, Orhani, që po bisedon me një nga fqìnjet e tyre.

Shengyli kthehet në shtëpi pas pazarit dhe i gjen të dy në oborr duke biseduar. Ajo pamje e bën aq xhèloze, saqë i flet shumë ashpèr edhe fqìnjes që njëkohësisht e ka edhe shoqe. Orhani nuk ia kthen aspak dhe vijon të mos i flasë për çfarë i ka bërë nipave të tij, në një kohë që një prej nipave, Omeri, po e fùt veten në një udhë pa krye. Omeri fillon punë pranë Akifit, duke menduar se Akifi po e favorizon dhe po e çon drejt një rruge që do i sjellë atij një të ardhme të pasur, por jo.

Duke filluar punë si asistent i tij, Omeri shkon kudo me Akifin, edhe kur atij i duhet të shkojë në kantierin e ndërtimit ku po punon Kadiri. Ky i fundit çmèndet kur mëson se çfarë po punon Omeri dhe përpiqet t’a bindë të largohet sa më parë, por Omeri është vèrbuar nga fjalët e Akifit, që para Kadirit, e bën edhe t’ia pastrojë bàltën nga këpucët. Pasi përfundon punën për atë natë, Omeri kthehet në shtëpinë e Aishes, e cila, për ditëlindjen e tij ka ftuar edhe Harikën e Susenin. Kjo e fundit, në nderim të asaj nate, bën një fotografi që e shpërndan në rrjete.

Prej personave të parë që e shikojnë, është edhe Berku. Ai në ato momente ndodhet me Tollgën, të cilët vendosin t’u shkojnë pa ftuar atyre në shtëpi. Në të njëjtin moment, do mbërrijë edhe porosia e picave. Tollga sugjeron që t’a bëjnë festën më argëtuese dhe për argëtim, vendos të tàllet me djaloshin që solli picat. Omeri ndërhyn për të mos e lejuar përtàlljen e tij por Tollga i përgjigjet Omerit me ofèndime për kotecin ku jetojnë dhe nga ato fjalë, Omeri humbet torùan, e rrèh si mos më kèq dhe largohet pasi e lë pà ndjenja. Sapo mbërrin në shtëpinë e tij, Orhani lajmëron se pòlìcia po kërkon Omerin.