Sedati mbërrin me shumë fùri në shtëpinë e Xhanës, të cilës i ulèret si kurrë më parë, i thekson se nuk do t’ia shohë më kurrë fytyrën dhe largohet duke i dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së tyre. Sapo del nga dera, Alpi mbërrin në oborr dhe mes tyre fillon një përlèshje fizike, ku súndon Sedati, nga gjàku që i vàlon. Asaj përlèshjeje do i japë fund vetëm Xhaviti, që me trupròjat e tij ndalon shérrin dhe merr Sedatin. Ky i fundit, qàn si fëmijë në supin e Xhavitit, duke thënë se asnjëherë nuk ia doli të bënte diçka siç duhej në jetë.
Ndërkohë, Nalani vijon të jetë tek Bilura. Nga dritarja, ato shikojnë Hajriun që qëndron me kryenèçësi para shtëpisë, duke mos pranuar assesi që të largohet. Duke qenë ftohtë, Nalani i dërgon një çokollatë të ngrohtë dhe teksa ndodhen pranë njëri tjetrit, Takoja e telefonon Hajriun, me urdhër të Feridesë që po e dëgjon atë telefonatë. Ajo pretendon të mësojë nëse Hajriu është pranë Nalanit por Hajriu nuk bie në atë gràckë dhe e mbyll telefonatën duke thënë me gojën plot se po pushon në shtëpinë e tij.
Gjatë asaj bisede, Nalani përmend faktin që nuk ka një shtëpi ku të shkojë dhe Hajriu i jep çelësin rezervë të shtëpisë së tij, duke i theksuar se çdo gjë e tij, është edhe e saj. Për ato të dy, në ato momente po flet edhe Selena. Ajo i shpreh mendimet pa filtra vetëm përballë Muzos, i cili i kërkon të heshtë e të mos i përmendë më ato màrrëzira. Teksa Muzo qetëson mendimet e Selenës, nëna e tyre, Gylxhihana, përpiqet të qetësojë gjendjen e Rafetit, i cili vetëm qàn që nga momenti që Sedati i tha ato fjalë aq të rénda por edhe të vërteta.
Gylxhihana e qetëson, i përkëdhel shpinën dhe pajtohet me të, pas krízës së madhe që kaluan. Mëngjesin e ditës tjetër, nga shtëpia do dalë Ferideja që do shkojë të bisedojë me Nalanin, me idenë se do e kthejë menjëherë në shtëpi, por jo. Nalani i thotë hapurazi se ajo sillet si àrmìkja e saj më e madhe, se nuk e shikon dot duke jetuar për faktin që vajza e saj Semaja ka vdèkur dhe se dhímbjen e asaj vdèkje, e ka nxjerrë ndërmjet saj. Ferideja léndohet shumë nga ato fjalë, prandaj vendos të largohet duke e lënë Nalanin që të qetësohet nga e gjithë situata.