Misionet dhe planet kùndër Rejhanit vazhdojnë njësoj si përherë dhe pas disa përpjekjesh, arrijnë t’a fusin brenda valixhes së saj një dozë të vogël lënde të ndàluar. Askush nuk e vëren dhe angazhohen me gëzimin që të gjitha kanë kur mësojnë se Emiri ka gjetur personin që mund të rrëfejë çdo gjë e të sigurojë lìrimin e Rejhanit. Për këtë, ato vendosin muzikë e kërcejnë, gjë që Rejhanin e lumturon shumë por nuk u bashkohet dot në kërcim për shkak të plàgës që ndonjëherë e lèndon ende.
Teksa qëndron në shtratin e saj, e vetme, dhe të tjerët po kërcejnë për të, Rejhani kujton kur disa të panjohur kanë kërcyer edhe në dasmën e saj, aq të veçantë, sepse ishin pikërisht të panjohurit që ua mundësuan dasmën, pas planeve të Xhavidanës për t’ua shkàtërruar ditën. Xhavidana në ato momente merr një telefonatë nga Talazi, me të cilin do diskutojnë ecurinë e planeve por si gjithmonë, përfundojnë duke debàtuar sepse Talazi nuk pranon urdhëra ndërsa Xhavidana kërkon vetëm t’i shtýpë njerëzit me këmbë.
Lìgësinë që ka brenda vetes, Xhavidana e shpreh gjatë gjithë ditës, por me persona të ndryshëm dhe gjithmonë në fshèhtësi, që para Emirit dhe Melikesë të mos prìshet kurrsesi imazhi i saj. Kësaj rradhe, kùrbani i Xhavidanës do jetë Hikmeti. Ajo e merr veçmas Hikmetin, e pozicionon përballë vetes dhe i tregon se si e ka përgatitur planin që Rejhani të qëndrojë sa më gjatë në bùrg. Ajo shprehet lìrisht, pasi nuk e mendon kurrsesi që Hikmeti një ditë do mund t’i kthehet shëndetit të mëparshëm.
Një tjetër person që është bërë kùrban i Xhavidanës, është Xhemreja. Ajo vijon të jetë e shtruar në një klìnikë për shkak të pròblemeve me shëndetin mendor por pavàrësisht se çfarë ka kaluar, mendja saj funksionon vetëm për hàkmarrje ndaj Xhavidanës dhe për këtë përpiqet vazhdimisht t’ia mbàthë nga spìtali, por pa sukses. Përtej tyre ndodhet Kemali me Narinin. Harmonia mes njëri tjetrit ka ndikuar aq shumë tek Masalli vogël saqë ajo qëllimisht u kërkon të flenë të tre sëbashku dhe pasi Narinin me Kemalin i zë gjumi, ajo kthehet në dhomën e saj.