Masalli lumturohet shumë nga mësimet e pianos që Narini i jep të dyve, edhe asaj vetë edhe babait, Kemalit. Lumturia e saj pranë tyre është aq e madhe saqë u kërkon që të flejnë të tre sëbashku në të njëjtin shtrat dhe për hir të Masallit, ato të dy pranojnë, edhe pse përherë flejnë në vende të ndara. Masalli mbyll sytë dhe hìqet sikur po flen, derisa sigurohet se ato të dy kanë fjetur dhe pasi sigurohet, rikthehet në dhomën e saj, po aq e lumtur. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai i Kemalit, Hikmeti.
Hikmeti vijon të jetë në duart e Xhavidanës, e cila jo vetëm që ia shkaktoi atij gjendjen në të cilën ndodhet por edhe e tortùron, duke i treguar gjithë lìgësitë që bën, pasi është e sigurtë se ai asnjëherë nuk do ketë ndonjë përmirësim në shëndetin e tij, ndaj çdo fjalë e saj para tij, është si e pathënë fare. Me kënaqësi që e tregon buzëqeshja saj në fytyrë, Xhavidana i tregon Hikmetit planet që po thur kùndër Rejhanit dhe gjatë kohës që flet, ajo nuk e mendon aspak që dikush, në një cep tjetër të qytetit, po thur plane kùndër saj.
Ai person është gjithashtu një nga kùrbanet e Xhavidanës, si Hikmeti, por me shëndet të plotë. Ai person është Xhemreja, që vijon të jetë e shtruar si pacìente në një nga klìnikat më të mira për kurimin e shëndetit mendor. Gjatë gjithë qëndrimit të saj aty, e vetmja gjë që Xhemreja mendon, është hàkmarrja ndaj Xhavidanës dhe për këtë, tenton vazhdimisht që të arràtiset nga spitali por nuk ia del. Sakaq, kùrbani aktual i Xhavidanës, Rejhani, po jeton si e bùrgosur por me shpresën që shumë shpejt do dalë.
Ajo as që e di dhe as që e vëren kur në valixhen e saj fusin dòzën me lëndë të ndàluara. Ashtu si Rejhani, e gjithë qèlia, përveç Nebahatit dhe krahut të saj të djathtë, beson se Rejhani do dalë shumë shpejt nga bùrgu. Ato i gëzohen aq shumë atij fakti, saqë ndèzin muzikë dhe këndojnë e kërcejnë për të. Rejhani i shikon mëse e lumtur por nuk u bashkohet dot në kërcim për shkak të plàgës që ende nuk i është shëruar plotësisht. Ajo shtrihet në shtratin e saj dhe me sytë mbyllur, kujton muzikën dhe kërcimin e dasmës së saj me Emirin.