Vajza në dritare/ Ferideja qèllon Nalanin me shùplakë në sy të Muzos

Muzo vendos të mos e lërë Bilurën të vetme, sepse e di që Ferideja po i drejtohet shtëpisë së saj dhe është mëse i bindur që Nalani nuk është në shtëpi por me Hajriun. Ferideja mbërrin, troket dhe sapo futet brenda, kontrollon gjithandej për t’a gjetur Nalanin në ndonjë dhomë të shtëpisë, por më kòt. Ajo pyet Bilurën se ku është Nalani dhe dètyrimisht, Bilura sàjon gènjeshtër pas gènjeshtre, derisa Ferideja humbet torùan dhe e kàp nga flokët Bilurën, duke e dhùnuar që ajo të flasë.

Muzaferi ndërhyn për të shpëtuar situatën dhe telefonon Hajriun për t’i kërkuar t’a sjellë Nalanin në shtëpi sepse gjërat janë ngàtërruar dhe tènsioni po rritet së tepërmi. Hajriu e pranon të jetë me Nalanin por gènjen duke thënë se janë në një restorant ku Nalani po darkon e po pi me shoqet. Me nxitim, Hajriu shkon pranë Nalanit që në ato momente po fle në shtratin e tij. Ai e zgjon nga gjumi me shumë përpjekje, sepse për shkak të pijes, ajo nuk dëgjon asgjë. Nalani zgjohet por kur i tregon se kush po e pret, ajo frìkësohet.

Ashtu siç Nalani kishte frìkë, nëna e saj Ferideja e dallon menjëherë se është e dèhur. Ajo i afrohet, i ndjen aromën e rèndë të alkòlit dhe menjëherë e qèllon me shùplakë. Muzo nuk e duron dot më atë situatë, prandaj dhe vendos të largohet fare nga shtëpia. Hajriu ndërkohë, vijon të jetë pranë shtëpisë së Bilurës por fshìhet kur del Muzaferi. Brenda në shtëpi, Nalani vijon të debàtojë me nënën e saj që ndihet shumë e tùrpëruar nga ajo. Ferideja i kërkon të rikthehen në vilën e Korolluve, që atë natë.

Nalani refuzon në mënyrë të prèrë dhe me shumë nxitim shkon në dhomën e saj, duke refuzuar edhe daljen që aty. Për shkak të asaj situate, Ferideja vendos që t’a kalojë natën aty, pasi ka një bindje të fortë brenda vetes që në atë situatë është i përfshirë edhe Hajriu. Ky i fundit, i dërgon një mesazh Nalanit, ku e pyet nëse çdo gjë është mirë. Sinjalin e atij mesazhi e dëgjon edhe Ferideja, e cila me ngulm merr telefonin në dorë dhe e lexon atë mesazh por Nalani jùstifikohet duke thënë se e ka pasur atë pranë vetes si shofer, për shkak të pijes.