AMANETI/ Nana kèrcènon Idrisin se do tregojë gjithçka tek Jamani

Aisheja gëzohet shumë duke menduar se i është ngarkuar një mision sèkret e vetme, larg të gjithëve dhe veçanërisht larg Feritit që ia mbush  mendjen me pikëpyetje dhe dýshime. Por, ai gëzim do i zgjasë shumë pak pasi brenda ditës mëson nga vetë Feriti se edhe ai është ngarkuar të jetë në të njëjtin mision. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila dètyrohet nga Jamani që punët e saj personale t’i kryejë e shoqëruar nga një shofer i shtëpisë dhe jo të marrë taksi e vetme, për shkak të rrezìkut që i kanòset të gjithë personave rreth tij.

Nana del me shofer por në momentin e parë që i jepet mundësia, ajo ia mbàth prej tij. Shoferi e kërkon gjithandej por nuk e gjen dot dhe rrjedhimisht lajmëron Jamanin për se çfarë ndodhi. Jamani me nxitim del nga shtëpia për t’a kërkuar Nanën, pa e ditur se ajo do jetë në një rrezìk të madh. Një person i panjohur për Nanën por i paguar nga Idrisi, i drejton asaj àrmèn në kokë për t’a vràrè. Nana vrapon për t’ia mbàthur prej tij por në një pikë, lodhet dhe mbetet në gjunjë para tij, duke pritur vdèkjen nga ajo àrmè.

Sërish, Nana do shpëtohet nga Jamani, por personi tjetër arrin t’ia mbàthë. E vetmja gjë që Jamani arrin të kàpë nga ai moment, është targa e makinës me të cilën ai ia mbàth. Për t’a gjetur sa më shpejt, Jamani vendos të kërkojë ndihmën e Feritit. Ai e telefonon për t’i kërkuar të bëjë kërkime për atë targë, duke sqaruar gjithashtu se çfarë sapo ndodhi me dadon e Jusufit. Feriti e merr përsipër t’a shqyrtojë ai atë çështje por duke njohur kàrakterin e Jamanit, i lutet atij të mos përpiqet t’a zgjidhë i vetëm atë situatë.

Jamani dhe Nana futen në makinë për t’u rikthyer në shtëpi por Jamanit nuk i është shùar aspak nèrvozizmi që ajo është larguar pa shofer dhe për këtë i ulèret, ndërsa Nana nuk flet aspak. Vetëm pasi shkojnë në shtëpi, ajo nis t’a anàlizojë situatën me detaje dhe bindet që atèntatin e asaj dite ia ka bërë Idrisi, sepse ajo ia prìshi atij planin kùndër Zijait. Duke qenë e bindur, ajo i dërgon një mesazh atij, ku i shkruan se jo vetëm që e di se ka tentuar t’a vràsè por edhe i kujton se nëse do e ngàcmojë sërish, ajo do rrëfejë çdo gjë tek Jamani, të cilit ai i drùhet aq shumë.