Sedati i jep fund lidhjes së tij disa vjeçare me Xhanën, duke i thënë në mënyrë të qartë në telefon, se nuk do kenë më kurrë bashkë, ndonëse Xhana mendoi herën e parë se është veçse një acàrim momental dhe do kalojë. Përgjigjet e Sedatit në telefon do e bëjnë shumë krenare Selenën, që po e përgjòn sëbashku me Leventin. Ndërkohë, prindërit e treve, Gylxhihan dhe Rafeti, pajtohen dhe bashkohen njësoj si më parë dhe Rafeti vendos në gisht unazën e tij të martesës që e kishte hequr që ditën që do martohej Muzaferi me Perën.
Paralèlisht, Hafizeja mbërrin gjithashtu në shtëpinë e Bilurës, me një valixhe të madhe në dorë. Ferideja tregon se sëbashku me Hafizenë do qëndrojnë në shtëpinë e Bilurës për sa kohë që dhe Nalani do qëndrojë aty. Pas largimit të Bilurës për në punë, Ferideja i rikthehet avàzeve të vjetra. Ajo i kërkon Hafizesë, që të bëjë të njëjtën gjë si në beqarinë e Nalanit, t’a lajë atë në dush dhe menjëherë pas dushit t’i vendosin korsenë që Nalanin e ka shoqëruar deri ditën që është martuar me Sedatin.
Ferideja pàndeh t’a fríkësojë me korse por Nalani nuk fríkësohet aspak. Ajo bën të qartë se është e lumtur t’a veshë korsenë për gjatë gjithë jetës së saj, mjafton që të mos kthehet në fèrrin e jetesës me Sedatin. Teksa Ferideja përpiqet që të ribashkojë Nalanin me Sedatin, këtë të fundit nuk e lë të qetë Xhana, e cila po pret fëmijën e tij. Ajo u mbin në shtëpi që në mëngjes dhe e para që e shikon, është Gylxhihana. Nga fríka se mos do e shohë Rafeti, Gylxhihana e dërgon Xhanën në dhomën e saj të fshèhtë.
Fillimisht Xhana mahnitet nga dhoma dhe gjithë ato blerje të fshèhura nga Rafeti, më pas shpreh qëllimin për çfarë u ka shkuar në shtëpi. Nga familja Korollu, Xhana kërkon një vilë të madhe me pamje nga deti, për hir të fëmijës së Sedatit që ka brenda vetes. Në të kúndërt, ajo betohet se do dalë në çdo mèdia dhe do tregojë skàndalin e familjes së tyre, që djali i martuar e ka lënë shtatzènë. Nga panìku, Gylxhihana pranon, e lë Xhanën në atë dhomë derisa Rafeti të largohet për në kompani dhe u bashkohet të tjerëve për të ngrënë mëngjesin.