Narini qëndron përballë Ojës dhe Erhanit që thonë se kanë marrë vendimin të martohen dhe kupton se tanimë nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të thotë të vërtetën, para se të jetë shumë vonë. Para Kemalit, Ojës dhe Erhanit, Narini tregon të vërtetën e së shkuarës që ka pasur me Erhanin por jo vetëm. Ajo gjithashtu tregon se ai nuk e ka lënë të qetë duke i shkuar nga pas tërë kohën dhe sa më shumë që e ka refuzuar, aq më shumë është çmèndur, derisa i është afruar Ojës që të ishte pranë saj.
Të gjithë atë rrëfim të rèndë, dètyrohet t’a pranojë edhe Erhani. Vëlla e motër, e humbasin torùan. Oja ulèret dhe largohet ndërsa Kemali përvesh mëngët para Erhanit, e rrèh e më pas e largon nga shtëpia, ndërsa Narinit nuk i flet aspak. Me lòtët në sy që i rrjedhin rrëke pa ndaluar fare, Narini bën gadi valixhen e saj dhe zbret pranë Kemalit. Ajo i betohet se ka dashur t’i tregojë shumë herë më përpara por në një formë apo një tjetër, nuk i është krijuar hapësira duhur. Gjithashtu, Narini tregon edhe herën e parë që ajo ka marrë thìkën pas shpine nga Erhani.
Ndonëse i tregon të gjitha lidhur me të, Kemali sërish vijon të jetë po aq i zemërùar dhe i zhgènjyer nga çfarë ndodhi. Ai nuk bën as edhe një hap për t’a ndaluar largimin e Narinit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Gylsymi, që po kujdeset për fòshnjën e shoqes së saj. Fòshnja e vogël quhet Hasan dhe nëna e tij është në rrezìk, ndaj dhe është larguar pa Hasanin, që të mos rrezìkohet edhe ai. Por, teksa përpiqet t’ia ndërrojë pelenën, Gylsymi bën aq shumë zhurmë saqë Rejhani i futet në dhomë.
Ajo ngelet gojëhapur nga pamja para syve të saj, ndërsa Gylsymi ia shpjegon situatën me gènjeshtra, duke i thënë se nëna e Hasanit do operohet dhe babai Hasanit do qëndrojë në spìtal pranë saj sepse nuk kanë njeri tjetër, ndaj dhe e pranoi bebenë. As Gylsymi nuk e di se rrezìku që i kanòset nënës së Hasanit, është pikërisht nga vetë babai i Hasanit që tanimë nuk po kërkon vetëm bashkëshorten por edhe fëmijën e tij. Për atë fëmijë, Xhavidana do kùndërshtojë shumë por Rejhani bën të sajën dhe e mban fëmijën, duke u kujdesur ajo vetë.