PREMTIMI/ Rejhani merr përsipër të kujdeset për fòshnjën e bràktisur

Fòshnja që po mban Gylsymi, Hasani, bën shumë zhurmë, aq sa dëgjohet deri tek Rejhani. Kjo e fundit, futet në dhomë dhe shtànget nga fòshnja, për të cilin Gylsymi i thotë se nëna e Hasanit do operohet dhe bashkëshorti do i qëndrojë pranë për t’u përkujdesur sepse nuk kanë të afërm në qytet, ndaj dhe nuk kishin ku t’a linin fëmijën. Rejhani e përgëzon që po e ndihmon shoqen në një situatë të vèshtirë dhe gjithashtu vetë, ofrohet t’a ndihmojë Gylsymin me përkujdesje ndaj të voglit.

Mirëpo, dikush nuk është dakord me atë vendim. Ai person është Xhavidana, e cila ulèret nga irrìtimi që ato të dyja kanë sjellë një tjetër të paftuar në shtëpi dhe e irònizon Rejhanin në çdo përgjigjet. Gjithashtu, Xhavidana nuk e beson aspak historinë që jep Gylsymi dhe në këtë rast, ka të drejtë. Nëna e Hasanit ia ka mbàthur nga bashkëshorti saj pròblematik dhe i rrezìkshëm. Për të mos rrezìkuar edhe të voglin e saj, ajo nuk e ka marrë edhe atë me vete dhe ndërkohë, babai i Hasanit nuk po kërkon vetëm gruan por edhe të birin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, përballë Ojës dhe Erhanit që sapo dhanë làjmin e madh të martesës së tyre. Narini bindet se nuk ka rrugë tjetër veçse të rrëfejë gjithë të vërtetën e së shkuarës së saj me Erhanin, si dhe të tashmen, që ai i ka shkuar nga pas gjatë gjithë kohës dhe është çmèndur ende më shumë në çdo refuzim që ajo i ka bërë, prandaj dhe ka vendosur të përdorë Ojën për t’iu afruar. Fjalët e Narinit, ngjajnë si të pàbesueshme edhe për Kemalin edhe për Ojën, e cila largohet nga shtëpia pasi Erhani i konfirmon fjalët e Narinit.

Pas largimit të Ojës, Kemali rrèh Erhanin dhe më pas e dèbon nga shtëpia, ndërsa Narinit nuk i flet fare me gojë. Narini, në heshtje por mes lòtësh, përgatit valixhen e saj dhe del para Kemalit, për t’i thënë fjalët e fundit. Ajo i betohet se ka dashur t’i tregojë shumë më përpara por nuk i janë krijuar kushtet. Gjithashtu i tregon edhe për thìkën e parë pas shpine që ka marrë nga Erhani kur ai e ka bràktisur teksa po arràtiseshin nga Azèrbàjxhani për shkak të Xhafer màfìozit. Ndonëse i tregon të gjitha, Kemali nuk përgjigjet ndaj Narini largohet.