Nana vendos se më e mira e mundshme për hir të Jusufit, është që të largohet nga jeta e tyre por këtë nuk ia thotë dot në sy Jusufit, nga fríka e reagimit të tij. Ajo e vendos në gjumë dhe pasi fshin lòtët e saj, shkon tek Jamani për t’i treguar se do ndahet nga puna. Jamani pàndeh se ajo ka gjetur punë që e paguan më shumë ndaj vetofrohet të paguajë çfarëdo çmimi që ajo cakton por Nana i thekson se pròblemi nuk është aspak tek paratë. Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, Jamani i thotë se ajo nuk e përballoi dot një jetë me àrmè e rrezìqe.
Përkundrazi, Nana kërkon ndjesë për çdo pròblem dhe rrezìk që ajo ka sjellë në shtëpi. Me ato fjalë merr të largohet por Jamani e ndalon duke i thënë i acàruar se nuk duhej t’i kishte premtuar asgjë Jusufit sepse tani ai do léndohet shumë. Nana ngulmon që po largohet vetëm që Jusufi të mos léndohet por Jamani insiston se nëse ajo largohet, bota e Jusufit do shèmbet sepse ajo është shumë e rëndësishme. Pas ndikimit të atyre fjalëve, Nana rikthehet në dhomën e saj, me mèdyshje nëse duhet të largohet apo jo.
Mendimet e saj të tùrbullta i ndërpret mesazhi që vjen në telefonin e saj nga një numër i panjohur. Në atë mesazh, dikush i shkruan se vràsèsi që ajo po kërkon, nuk ndodhet në shtëpi dhe këtë do ia vërtetojë me pamje fílmike nëse ajo bën çfarë i kërkon ai. Pas atij mesazhi, Nana bindet se Idrisi e ka përdorur atë për të hèqur qafe Jamanin. Që të zbulojë të vërtetën, ajo lë një letër mbi shtratin e saj dhe largohet në heshtje, pa e parë dhe pa e dëgjuar njeri. Mungesa e saj vërehet të nesërmen por Jamani nuk i tregon gjë Jusufit.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja me Feritin, në misionin e tyre sèkret. Ajo e shikon sërish me prònaren e hotelit dhe një xhelòzi e pakontrollueshme e bën që t’u shkojë atyre në tavolinë. Menjëherë, sapo kupton se çfarë po bën, ajo tërhíqet dhe nevríkoset me veten e saj që po bëhet xhelòze për dikë që e ka divòrcuar që prej shtatë vitesh. Feriti e kupton atë xhelòzi dhe lumturohet por për Aishen, nevrìkosja nuk mbaron me aq. Si të mos mjafonte, prónarja hotelit i kërkon asaj ndihmë për t’a bërë për vete Feritin dhe Aisheja détyrohet të pranojë.