Aisheja vijon të jetë në misionin sèkret me Feritin, ku ky i fundit tenton të bëjë për vete prònaren e hotelit, pak për çështjen e misionit dhe pak për të parë reagimet e Aishes që bëhet xhelòze. Ashtu siç pàndehte, Aisheja bëhet sërish xhelòze por kësaj rradhe nuk e kontrollon veten dhe u shkon atyre në tryezë. Feriti e merr veçmas dhe i kujton se nuk duhet t’i prìshë punë ndërsa Aisheja acàrohet me veten e saj që po bëhet xhelòze për dikë që e ka divòrcuar prej shumë vitesh.
Si të mos mjaftonte aq, prònarja e atij hoteli i shkon pranë asaj pasi largohet Feriti nga tryeza. Duke pàndehur se ai dhe Aisheja janë vetëm kolegë, ajo i kërkon ndihmë Aishes që t’a bëjë për vete Feritin dhe dètyrimisht, Aishe pranon. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila ka vendosur se për të mirën e Jusufit dhe të çdo personi në atë shtëpi, ajo duhet të largohet. Mirëpo, nuk e gjen dot kurajon që t’ia thotë Jusufit diçka të tillë. Ajo i qëndron pranë derisa ai fle me përrallat e saj, më pas fshin lòtët dhe shkon pranë Jamanit.
Nana i tregon se do lërë punën dhe Jamani pàndeh se ka gjetur ndonjë vend që i ofron më shumë para, ndaj ofrohet vetë që t’i japë dyfishin e çdo rroge që i është premtuar asaj. E çuditur nga hamendësimi i Jamanit, Nana sqaron se nuk ka të bëjë fare me para, prandaj hamendësimi i dytë i Jamanit është se ajo nuk e ka përballuar jetën e rrezìkshme me àrmè dhe pròbleme të shpeshta, sepse është frìkësuar për veten e saj. Edhe këto fjalë, Nana i hèdh poshtë. Ajo betohet se frìkën e ka vetëm për Jusufin dhe pròblemet që ajo u ka sjellë atyre.
Duke kërkuar shumë ndjesë për çfarë u ka shkaktuar, Nana i drejtohet derës për t’u larguar por Jamani i fut dýshime për largimin duke i thënë se nuk duhet t’i kishte premtuar asgjë Jusufit pasi tani, ai do lèndohet pafund, sepse ajo është shumë e rëndësishme në jetën e tij. Me ato fjalë, Nana rikthehet në dhomë dhe mendon pa pushim se çfarë duhet të bëjë, të largohet apo të qëndrojë. Një mesazh anònim në celularin e saj, do bëjë që ajo të largohet në fshèhtësi, duke lënë një letër lamtumire, sepse në atë mesazh, i shkruajnë se vràsèsi që po kërkon nuk është në atë shtëpi dhe se për vràsèsin e vërtetë ka prova.