Rejhani entuziasmohet shumë nga idea se mund të jetë shtatzènë por para Emirit nuk pranon të thonë asgjë, derisa të jetë e sigurtë. Këtë e mban të fshèhtë vetëm me Melikenë, e cila i sugjeron që të shkojnë në spìtal pa humbur kohë dhe të bëjnë aty anàlizat e duhura për të vërtetuar nëse është apo jo shtatzènë. Rejhani bie dakord por para se të dalin nga shtëpia, ato e bisedojnë edhe me Nigarin, pasi kjo e fundit i vëren duke pëshpëritur me njëra tjetrën, bëhet shumë kurioze dhe i pyet çfarë po ndodh.
Sërish, bisedën e ndalojnë sapo Emiri futet në kuzhinë. Tanimë edhe ai e vëren që diçka po ndodh mes tyre dhe ende më shumë bëhet kurioz kur i dëgjon që po bëjnë plane të dalin nga shtëpia. Me insistim shumë të fortë, Emiri u shkon atyre pranë si shofer, në vend të Seferit dhe kështu i shoqëron deri në spìtal por sërish nuk mjaftohet me aq. Ai futet brenda në spìtal dhe u qëndron pranë, pa pranuar të largohet assesi. Paralèlisht, në shtëpi, Nigarin e tràdhton fytyra para Gylsymit sepse nuk i ikën buzëqeshja për asnjë çast.
Gylsymi e ngàcmon derisa ajo flet dhe Nigari i tregon se ka mundësi që të jetë shtatzènë Rejhani. Këtë alùdim për Rejhanin, Gylsymi preferon t’a marrë si fakt të sigurtë, me qëllim që të ngàcmojë Xhavidanën, me të cilën tanimë ka àrmìqësi të hapur. Gylsymi ia shèmb botën mbi kokë, duke i dhënë Xhavidanës përgëzimet e saj që po bëhet gjyshe për herë të parë. Koha kalon dhe Rejhani, në spìtal, futet të bëjë anàlizat e më pas të marrë përgjigjet e tyre, që rezultojnë të jenë pozitive. Rejhani është shtatzènë.
Ndërkohë, shoqja e Rejhanit, Narini, nuk i shpëton dot krìmìnelëve që kanë ardhur për hàkmarrje. Ato e zènë dhe e lìdhin pranë Erhanit, ku ky i fundit vijon të shpìfë duke thënë se ajo është fàjtorja e vetme e vdèkjes për të cilën po hàkmerren. Një tjetër shoqe e Narinit, mëson se Temuri, djali i vogël i Xhaferit është në Stamboll dhe Narini rrezìkohet. Ajo nxiton për tek Kemali sepse Narini nuk i përgjigjet më në telefon dhe nga ai moment, Kemali nxiton të gjejë se ku është Narini.