Sedati gjen Hajriun në dhomën e tij të gjumit dhe në çast, humbet toruan. Mes tyre nis një shèrr shumë i fortë sepse Hajriu nuk e ul aspak kokën dhe as që kërkon falje që ai e gjeti në dhomë, si dhe nuk jep fare shpjegim. Zhurma e tyre mbledh një pjesë të familjes por për fat, Rafetin arrijnë t’a mbajnë brenda në dhomën e tij, që ai të mos e mësojë se çfarë po ndodh. Pasi dalin në oborr për t’u sqaruar, sëbashku me Muzon, Hajriu nuk gënjen dhe tregon se është futur në dhomë për të sjellur ëmbëlsirën e preferuar të Nalanit.
Përgjigjia e Hajriut vetëm sa i nxeh gjàkrat ende më shumë, por Muzo do zbusë gjithçka. Muzo thotë se ia ka kërkuar ai Hajriut që t’a sillte ëmbëlsirën, sepse e dinte që Nalanit do i pëlqente shumë. Me aq, Hajriu largohet ndërsa Sedati kërkon nga Muzo në formë të prerë që të mos e thërrasë më Hajriun, për asgjë në botë. Pas fjalëve të Sedatit, Muzo i kërkon atij që të ketë shumë kujdes me sjelljen e tij kundrejt Nalanit, sepse kjo është mundësia e tij e fundit dhe nuk duhet t’a çojë dëm nga shkujdesia.
Sedati i aprovon fjalët e tij dhe menjëherë futet brenda për t’i qëndruar pranë Nalanit, por ajo nuk e do pranë vetes, ndaj e mbyll bisedën e tyre me të shpejtë dhe thotë se ka nevojë të flejë. Por Nalani nuk do flejë. Atë do e zgjojë mesazhi i Hajriut që vijon t’i thotë se po e pret dhe jo vetëm shpirtërisht por fizikisht, ndodhet poshtë shtëpisë së tyre, brenda një makine në të cilën ka ndezur një muzikë me zë shumë të lartë. Nalani shqetësohet se mos atë muzikë, do e dëgjojë lagjia dhe familja e Sedatit.
Ajo i dërgon mesazh ku i shkruan se nuk do kthehet më kurrë tek ai dhe se çdo gjë mes tyre ka mbaruar, ndaj dhe duhet të largohet. Atë natë, ajo ia vendos kapakun çështjes me Hajriun dhe mëngjesin e të nesërmes zgjohet mëse e lumtur, duke buzëqeshur dhe duke përgatitur mëngjesin për të gjithë, sipas preferencave të secilit. Gylxhihana, Selena, Leventi dhe gjithë të tjerët shqetësohen që ajo e ka kaluar kaq lehtë vdèkjen e nënës së saj por nuk e ngàcmojnë me asnjë pyetje.