Narini gjen Ojën në një gjendje shumë të deprèsionuar në shtëpi dhe pavarësisht fjalëve të rènda që i thotë, ajo jo vetëm që nuk ia merr për bazë por edhe shqetësohet për të, aq sa i kërkon që të pranojë të marrë një ndihmë profesionale nga mjekët e fushës së shëndetit mendor, gjë që Oja e refuzon në mënyrë të prerë. Oja ka një bindje të madhe se Erhani e ka dashur por Narini ka qenë xheloze dhe nuk i ka lejuar të jenë bashkë e më pas ka urdhëruar edhe vràsjèn e tij. Një skenar i tillë, ia merr asaj totalisht mendjen.
Pa e kuptuar as vetë çfarë dèmi po bën, ajo vendos të përdorë Masallin. Mëngjesin e të nesërmes, vëllai i saj zgjohet njëherë i gëzuar sepse shikon Narinin që po mban në duar kutinë e unazës me të cilën ai i propozoi, por Narini e justifikon veten me gènjeshtër, gjòja se kutia kishte rënë në tokë dhe ajo thjesht e mori. Biseda e tyre e këndshme, do ndërpritet nga ardhja e papritur e avòkatit të çështjes së kujdestarisë së Masallit, në të cilën Kemali po lùfton me gjyshin e së bijës, ish vjehrrin e tij.
Avòkati lajmëron pak ditë para gjýqit se gjyshi i Masallit ka lënë të dihet se në gjýq do sjellë edhe një dëshmitar, që deri më atë ditë do i mbahet identiteti i fshehtë se kush është për të dëshmuar kundër Kemalit e Narinit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet një tjetër person i etur për hàkmarrje. Ai person është Xhemreja, e cila pa shfaqur identitetin e saj, se kush është, e telefonon Xhavidanën dhe sërish i bën një zhurmë shumë të madhe përtej telefonit. Si të mos mjaftonte ai acàrim për Xhavidanën, në shtëpi kthehet Rejhani.
Asaj nuk i pëlqen aspak se si të gjithë angazhohen për t’u kujdesur për të por për shkak të Emirit, hiqet sikur edhe ajo po kujdeset. Gylsymi gjen rastin për t’u tàllur me të duke e pyetur nëse i ka ndodhur ndonjë alergji në fytyrë dhe në çast, të gjithë bëjnë të njëjtën pyetje. Xhavidana largohet e shqetësuar nga efekti që pandeh të marrë nga ilaçet që do i jepte Rejhanit por që ia ka hedhur Gylsymi asaj, ndërsa djali saj Emiri, merr një telefonatë që prek Gylsymin. Drejtori spìtalit lajmëron se kanë mësuar që laboranti ka qenë pa diplomë ndaj analizat e ADN-së që ka bërë, mund të jenë të gabuara.