Për familjen time/ Doruku përballet me Akifin për videon që shikon

Ogulxhani nuk ndalon së kërkuari falje dhe së shpjeguari situatën, derisa Omeri e mirëkupton dhe pranon të pajtohen sëbashku. Ndërkohë, shoku i tyre Doruku është kthyer në shtëpi i xhìndosur. Ai futet në dhomën e tij dhe vetëm përsërit pamjet filmike që i kanë ardhur në mesazh. Akifi e gjen në dhomë duke parë atë video dhe tmèrrohet por lehtësohet pak kur mëson nga Doruku se videoja ka ardhur aq e shkurtër. Duke marrë shkas nga videoja e prerë, Akifi jep një shpjegim të rrèmë.

Doruku e beson dhe nuk e lidh aspak vdèkjen e Veliut me atë grìndje sepse Akifi thotë se videoja është shumë e hershme dhe ato po zìheshin për diçka që më vonë e kanë sqaruar. I tèrbuar nga kërcènimi që po i bëhet real, Akifi zgjohet të nesërmen shumë herët dhe i kërkon Erhanit të gjejnë patjetër se kush ia ka dërguar atë video Dorukut. Erhani nuk jep dot asnjë emër të sugjeruar ndërsa në mendjen e Akifit vjen Shengyli, sepse ajo e ka zotëruar atë video njëherë. Për të mësuar të vërtetën, ai zgjedh një rrugë màkàbre.

Akifi e merr Shengylin në makinën e tij dhe e dërgon në vendin ku ka vdèkur kunata e saj, nëna e fëmijëve jetìmë. Në një formë indirekte, Akifi rrëfen se e ka planifikuar ai vdèkjen e saj dhe Shengyli frìkësohet aq sa i dalin lòt nga sytë. Pasi e frìkëson mjaftueshëm, ai i bën presìon për të mësuar se mos ajo ia ka dërguar videon Dorukut por bindet se nuk është ajo. Shengyli rikthehet në krye të detyrës ndërsa Akifi shkon në shkollë, ku takohet me drejtorin për shkak të punëve të shkollës.

Një pozicion pune është liruar dhe Akifi sugjeron që në atë karrige me post, të ulet Orhani. Ky i fundit, entuziasmohet dhe e ka të vështirë të besojë se më në fund, po merr një pozicion më të lartë pune, por megjithatë, është shumë mirënjohës. Paralelisht, një person mosmirënjohës është Harika. Ajo nuk është aspak falenderuese ndaj miqve të familjes që u kanë hapur derën, ndaj dhe ankohet për kushtet e dhomës, gjë për të cilën e zonja e shtëpisë çuditet shumë ndërsa Suzana ndihet shumë e tùrpëruar.