Nalani shikon me sytë e saj se Gylxhihana nuk është mirë por në mënyrë të prerë, Gylxhihana refuzon të kontrollohet në një doktor, duke thënë se nuk ka asgjë serioze. Megjithatë, shqetësimi i Nalanit qëndron dhe ajo vendos t’a shoqërojë vetë për në mbledhjen që do ketë në mbrëmje Gylxhihana, në shoqatën e bamirësisë që drejton. Ajo që Nalani nuk e vëren, është makina e Hajriut që po i ndjèk nga pas. Ai qëndron pak në distancë, pret të zbresë Gylxhihana nga makina e të futet në shoqatë, e më pas i shkon pranë Nalanit.
Ai e frìkëson me shfaqjen e tij të paprìtur në xhamin e makinës dhe me ngulmimin se duhet të flasin dhe se u mjafton koha të bisedojnë për sa kohë që Gylxhihana ndodhet brenda në mbledhje, ai arrin t’a marrë Nalanin që aty. Por, menjëherë pasi ato largohen, del edhe Gylxhihana sepse për shkak të disa mungesave, mbledhja në shoqatë është anulluar. Ajo telefonon menjëherë Nalanin por kjo e fundit e ka lënë telefonin pa zile, brenda në çantë dhe shumë shpejt mbërrin në shtëpinë e Hajriut ku nuk e prek aspak telefonin.
Gylxhihana shqetësohet, kthehet në shtëpi dhe shqetësohet ende më shumë kur të gjithë tregojnë se nuk kanë komunikuar me Nalanin dhe asnjërit nuk i përgjigjet në telefon. Gjithashtu, as Selena me Sedatin nuk përgjigjen. Të dy ndodhen rastësisht në të njëjtin klub nate; Sedati me sekrètaren e tij, Esrën, ndërsa Selena me grupin e saj të shoqërisë, që kanë ftuar edhe Emirin. Ndonëse e shikojnë njëri tjetrin me shoqëri të papërshtatshme, asnjëri nuk e kèrcènon dot tjetrin, sepse kanë frìkën e vet secili.
Ndërsa Nalani, gjatë asaj kohe e gjen veten përballë Hajriut, duke refuzuar dashurinë e tij dhe duke mohuar dashurinë e saj për të, ndërkohë që sytë i mban në tokë. Ai nuk e beson, ndaj i rrèmben një puthje, nga e cila përfundojnë në shtrat, duke shkuar me njëri tjetrin për herë të parë. Nalani pendohet menjëherë më vonë, frìkësohet se si do justifikohet para Gylxhihanës për zhdùkjen që bëri dhe për t’i përmbyllur të gjitha, ajo kërkon ndihmën e Bilurës, e cila do hìqet si e sèmurë atë natë para Korolluve, për t’i bindur sikur Nalani ka qenë me të në urgjèncë.