AMANETI/ Nana rrèmbèhet nga njerëzit e Idrisit

Nana vijon të qëndrojë e fshehur, ndërkohë që në mënyrë të pandalshme, Idrisi me Jamanin po e kërkojnë atë gjithandej, ndonëse për qëllime totalisht të ndryshme; Idrisi kërkon t’a gjejë e t’a ndalojë denòncimin e saj në pòlici, ndërsa Jamani  pret një shpjegim të detajuar dhe dëshiron që ajo të paguajë për màshtrimin që i ka bërë familjes së tij. Mirëpo Nana strehohet në një shtëpi të bràktisur, ku kalon gjithë natën duke fjetur ndenjur, me lòtët që i rrjedhin rrëke, pa i kontrolluar dot.

Mëngjesin e të nesërmes, ajo telefonon Jusufin, për t’i shprehur sërish dashurinë që ndjen për të. Jusufi e pyet nëse ajo do kthehet sërish, gjë për cilën Nana thotë se do kthehet vetëm nëse të gjithë do besojnë në rrëfimin dhe shpjegimin e saj. Jamani i gjen duke biseduar, ua mbyll telefonatën dhe nga irrìtimi që Jusufi nuk heq dorë nga Nana, Jamani tenton t’a bindë atë se ajo është një màshtruese, por nuk ia del dot t’a bindë, sepse Jusufi nuk lëkundet aspak kur vjen puna tek ajo. Por Jusufi nuk është i vetëm.

Ashtu si ai, mendojnë edhe Adaleti me Xhengerin, me ndryshimin se ky i fundit guxon t’ia shprehë Jamanit që mendon se Nana nuk ka luajtur rolin por ka qenë totalisht e sinqertë në dashurinë dhe kontributin që ka dhënë, gjë që Jamani e kundërshton me mish e me shpirt. Ndërsa Adaleti, e thotë para Ajnurit faktin që mendon se e gjithë ngjarja me Nanën duhet t’a ketë një shpjegim, siç ajo pretendon. Sapo Adaleti e përmend, Ajnurit i kujtohet letra që Nana po linte në zyrën e Jamanit dhe nxiton t’a marrë.

Ashtu siç pretendonte, Nana ka bërë me shkrim gjithë rrëfimin e ngjarjes, para se Ajnuri t’a spìunònte tek Jamani dhe duke e ditur që do ndodhte një kthesë e madhe nëse Jamani do mësonte se Nana është rrëfyer vetë, ajo e merr letrën nga zyra e tij. Nana ndërkohë, përgatitet të futet në kòmisariat për të denòncuar Idrisin me videon që posedon por në çastin e fundit, dy burra të paguar nga Idrisi, e rrèmbèjnë atë. Për fat, Nana ia del të arràtiset nga duart e tyre por përfundon pa ndjenja në mes të rrugës, sepse pèngohet dhe rrèzohet.