Nana po kërkohet nga dy anë të ndryshme, nga Jamani dhe Idrisi, të cilët po e kërkojnë për arsye të ndryshme; Jamani, për të kërkuar shpjegim nga ajo, ndërsa Idrisi për të shpëtuar nga ajo, që i rrezìkon bùrgun me videon që posedon në celularin e saj. Por Nana do e kalojë natën larg të dyve dhe larg dijeni së çdo personi. Ajo strehohet në një shtëpi të braktìsur, në vetmi dhe larg të gjithëve. Në vetmi, ajo kujton momentet më të bukura me njerëzit që ka dashur më shumë; me Azizin dhe me Jusufin dhe ato momente i sjellin lòt.
Ndërkohë, sinqeritetin e saj e ka kuptuar më së miri Xhengeri. Duke respektuar mllèfin dhe dhìmbjen e Jamanit, ai shprehet butësisht duke thënë se nuk mendon që ajo ka luajtur rolin gjithë ato kohë që ka jetuar në mesin e tyre, por Jamani nuk e lejon të shprehet ashtu, sepse dëshiron të bindë veten se ajo është tràdhtare dhe duhet t’a heqë nga zemra. Ashtu si Xhengeri, edhe Adaleti nuk mendon dot negàtivisht për Nanën. Në një bisedë të sinqertë me Ajnurin, ajo thotë se sjellja Nanës duhet t’a ketë një shpjegim.
Por Ajnuri nuk bie dakord sepse më në fund, ëndrra saj u bë realitet; që Nana të largohet nga ajo shtëpi dhe nga jeta Jamanit. Teksa Adaleti flet për të, Ajnurit i kujtohet se Nana ka lënë një letër në zyrën e Jamanit. Me nxitim, shkon, e lexon dhe duke qenë e bindur se Jamani do zbutej në qëndrimin e tij ndaj Nanës nëse do mësonte që ajo ka rrëfyer gjithçka vetë më përpara në një letër, ajo e merr letrën që aty. Gjatë asaj kohe, Jusufi qëndron vetëm në dhomën e Nanës, me shpresën se ajo do kthehet.
Jamani i shkon pranë duke tentuar t’a bindë se Nana nuk është një njeri siç ato kanë menduar ndaj dhe nuk duhet t’i besojnë, por më kotë, Jusufi nuk heq dot dorë nga ajo dhe me bindje të plotë thotë se ajo e do shumë atë. Nana, mëngjesin e të nesërmes, shkon të dorëzojë në pòlici videon që do bùrgoste menjëherë Idrisin por trupròjat e këtij të fundit, e rrèmbèjnë Nanën para se ajo të futet në kòmisariat. Në mundësinë e parë që i jepet, ajo arrin t’ia mbàthë prej tyre por teksa ia mbàth, rrëzòhet, bie pa ndjenja dhe merret nga dikush i panjohur.