Xhejlini shikon Çinarin duke debatuar me Serdarin, por qëndron në largësi dhe nuk u afrohet derisa ato shkëputen nga njëri tjetri. Menjëherë pas shkëputjes së tyre, Xhejlini futet në ndërtesën ku futet dhe Çinari, në vendin e punës së tij dhe Merdanit, për të biseduar me këtë të fundit. Merdani e mirëpret Xhejlinën dhe e fton për të biseduar në zyrën e tij, ku ajo në mënyrë të drejtëpërdrejtë i thotë se ka nevojë për ndihmën e tij, lidhur me çështjen në të cilën ajo po gjykohet ende, për vràsjèn e Enginit.
Ndihma fikse që ajo kërkon prej tij, është të zbulojë se me çfarë e ka kèrcènuar Engini babain e tij, Jektain, para se të vdìste. Të dy e besojnë opsionin që Jektai mund t’a ketë vràrè Enginin, ndaj duan t’a invèstigojnë atë. Merdani i premton se do përpiqet t’a gjejë se si qëndron e vërteta e atij kèrcènimi dhe me t’u larguar Xhejlini nga zyra e tij, ai hap kasafortën, nga ku nxjerr një dosje në të cilën është e shkruar se Engini e ka kèrcènuar Jektanë me diplomën fàlse që ai ka përdorur gjatë gjithë karrierës.
Megjithatë, Xhejlina nuk i lë përpjekjet me aq. Që të zbulojë si qëndron e vërteta e çështjes në të cilën ajo po akùzohet padrejtësisht, ajo hedh edhe hapa të tjerë. Që në mëngjesin e të nesërmes, ajo troket në zyrën e Nevasë, të cilën fillimisht e falenderon që i dha lirimin me kusht, më pas e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë se përse ajo e ka vizituar Enginin në spital fshehurazi, pikërisht në ditën kur ai është gjetur i hèlmuar në qèli. Neva ofèndohet dhe e urdhëron të dalë nga zyra saj por shumë shpejt pendohet.
Ajo e kthen Xhejlinën sa për t’i treguar se ka marrë një letër anonime atë ditë, ku urdhërohej të vizitonte Engini dhe nga frìka, e ka bërë. Xhejlini kërkon të shikojë letrën me shkrim dore por Neva nuk ia jep. Që aty, Xhejlini merr në pyetje edhe Xhunejtin që pandeh t’a ketë shokun e saj, por as ai nuk flet. Xhejlini bindet se ato të dy janë të dashur dhe po fshehin diçka, gjë që ia përcjell edhe Ilgazit, në një kohë që Xhunejti i shkon pranë Nevasë dhe fshehurazi nga të tjerët, i thotë të bëjë kujdes nga kërkimet e Xhejlinit.