Aliu vëren se bisedën e tij me Asjën ,e ka dëgjuar edhe Derini. Ai vrapon pas saj, por më kòt. I shqètësuar se çfarë mund të bëjë Derini, Aliu telefonon Vollkanin dhe i tregon çfarë ndodhi. Në ato momente, Derini troket në shtëpinë e Onurit duke qàrë dhe ai e fton brenda, e përqafon dhe i përgatit një çaj qetësues. Ai e dëgjon gjithë rrëfimin e përlòtshëm të Derinit dhe i sugjeron që të mos e konsumojë më veten por t’i japë fùnd njëherë e mirë të gjithë atyre marrëdhënieve që e kanë sjellë në atë pikë.
Sipas tij, ajo është shumë e re dhe shumë e bukur, ndaj duhet t’a vlerësojë veten më tepër. Por Derini nuk heq dorë dot nga Vollkani. Ajo kthehet në shtëpi, ku ai po e pret me shumë fríkë dhe vendos të híqet sikur nuk ka dëgjuar asgjë atë ditë nga biseda e Aliut me Asjën. Nga fríka se ai do e pranojë që dashuron Asjën dhe do shkojë tek ajo, Derini luan ròlin sikur nuk ka dëgjuar asgjë dhe as Vollkani nuk ia përmend. Në mbrëmje vonë, Derini e diskuton atë gjë me nënën e saj, që tmèrrohet por edhe çuditet nga qetësia e të bijës.
Derini thotë me gojën plot se nuk do lejojë njeri dhe asgjë që t’ia shémbë familjen dhe e mbyll bisedën me aq, ndërsa Gonyli, duke qenë shumë e mprehtë, menjëherë i kërkon avòkatit të familjes që të bëjë kërkime mbi pasurinë e Vollkanit, se çfarë ka në emër të tij. Po atë natë, Asja vazhdon me plane të tjera, sepse është shumë e vendosur që të hàkmerret ndaj të gjithëve që nuk e lejuan të vazhdonte jetën e saj me Arasin. Fillimisht, ajo hèdh gjithandej parfumin e saj, mbi kokë dhe rroba. Më pas, fton Vollkanin në shtëpi.
Vollkani përballet me krítikat e pafundme të djalit të tij që i thotë se nuk do të bëhet si ai apo si Asja që vetëm gènjejnë. Më pas tenton t’i afrohet Asjës por ajo ngulmon se nuk pranon pa qenë ai i divòrcuar. Vollkani kthehet në shtëpi, heq xhaketën pa e kuptuar se ka marrë aromën e Asjës dhe e hèdh shkùjdesshëm mbi krevat. Derini e merr, e kupton se ku ka qenë ai dhe fillon t’a còpëtojë me gérshërë. Vollkani e gjen në atë formë dhe fríkësohet sepse në vesh i kumbojnë fjalët e Asjës se ai duhet të ketë fríkë nga Derini, pasi ajo ngjason me nënën e Asjës.