Aisheja i beson pafàjësisë së Esrës ndaj dhe vendos t’a strehojë në shtëpinë e saj derisa të zbulohet dhe të vërtetohet se ajo është e pafajshme por ndërkohë, atë situatë duhet t’a fshehë nga Feriti. Ky i fundit, e merr në pyetje mbi rastin e Esrës, pa e ditur se ajo po e mban të fshehur në shtëpi. Feriti vëren se ajo po sillet shumë çuditshëm, veçanërisht duke iu përgjigjur çdo telefonate larg tij. Aisheja del të investigojë ngjarjen dhe shumë shpejt arrin të gjejë Xhansunë, vajzën që Esra pandeh t’ia ketë bërë kùrthin.
Xhansuja hiqet si vìktìmë dhùne nga bashkëshorti dhe me një fytyrë të pafajshme, e bind Aishen se ajo nuk ka gisht në atë mes, por në fakt nuk është fare ashtu. Aisheja rikthehet në punë, ku Feriti i tregon dhuratën që i ka blerë Doasë dhe për çudinë e tij të madhe, Aisheja nuk nèrvozohet aspak. Për të kuptuar se si qëndron e vërteta e ndryshimit të sjelljes së Aishes, Feriti i shkon në shtëpi papritur, gjen Esrën që po fsheh në shtëpi ajo dhe kupton edhe arsyen përse Aisheja ka pasur atë sjellje.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jusufi, të cilit Jamani ia zbulon se ai ka marrë orën e Nanës. Ndonëse e detyron t’ia dorëzojë, Jusufi sërish ngulmon se Nana është e pafajshme dhe se ai nuk do heqë dorë nga ajo. Me orën në dorë, Jamani i drejtohet vendit të mikut të tij të veçantë, ku ndodhet dhe Nana. Kjo e fundit e shikon dhe fshihet menjëherë, ndërsa Jamani dorëzon orën duke i thënë mikut të tij se ka gabuar në parashikimin që ka pasur për Nanën. Miku i tij ngulmon në fjalët që ka thënë dikur për Nanën por Jamani nuk i pranon dhe largohet.
Pas largimit të tij, largohet edhe Nana që aty, me pak para që i pranon vetëm duke i marrë borxh. Jo shumë çaste më vonë, djemtë e paguar nga Idrisi, e gjejnë atë dhe i vìhen nga pas por Nana, për fat, shikon makinën e Jamanit dhe Jusufin që ndodhet me të. Ajo shpëton duke u futur në bagazhin e makinës së Jamanit dhe kur mbërrijnë në shtëpi, ajo gjen formën që t’a shikojë vetëm Jusufi, jo Jamani. Me ndihmën e të voglit, ajo arrin të strehohet në dèpon e shtëpisë së tyre, pa e parë njeri.