Parsi takohet me Ilgazin dhe Xhejlinën pasi mëson se kjo e fundit e ka marrë në pyetje motrën e tij, Nevanë. Duke u hequr si i drejtë në këtë rast, ai tregon me çfarë e ka kèrcènuar Engini Nevanë por në të vërtetë ajo është një gènjeshtër që Ilgazi të ndihet në fàj që e ka bràktisur atë dikur. Ato largohen që aty dhe rrugës, rastësisht shikojnë Parlën, e cila po mban një çantë shumë të shtrenjtë në sup. Ajo çantë, i rikthen Xhejlinës gjithë màkthin që kanë përjetuar me Inxhin, fundi i të cilës ishte vdèkja.
Ajo e thërret Parlën me zë të lartë por Parla nuk e dëgjon dhe vazhdon rrugën e saj. Rruga e saj do e mbledhë me gjithë grupin e të rinjve që po merren me të njëjtën punë si ajo. Për shkak të dèmit të fundit, Serdari lajmëron se shefi i tyre ka urdhëruar të kthehen mbrapsht të gjitha që ato kanë marrë nga fitimet që kanë pasur dhe si rrjedhojë, Parla dorëzon edhe çantën e shtrenjtë. Xhejlina ndërkohë është panìkosur dhe shkon në shtëpi me nxitim, ku pret Parlën dhe e merr menjëherë në pyetje por nuk ka çfarë i gjen sepse çanta është dorëzuar.
Xhejlina del bllòf para Parlës dhe kërkon shumë falje, nga ajo dhe nga motra e saj Ajlini, të cilës i shpjegon frìkën se mos Parla përfundon si motra e tyre Inxhi, por Ajlini e çudit duke i thënë se dyshìme ka pasur edhe ajo për vete, për shkak se Parla nuk është kthyer në shkollë prej kohësh dhe askush nuk e di se ku ka qenë ajo gjatë orarit të shkollës. Paralelisht, edhe Çinari po tenton të fshihet nga vëllai i tij Ilgazi, që të mos ia shohë fytyrën e dhùnuar, por nuk ia del dot sepse Ilgazi e kupton që ai po fsheh diçka dhe i vihet nga pas.
Ilgazi i shikon shenjat në fytyrë, të cilat Çinari i shpjegon sikur po bënte lojë të rèndë me Serdarin. Sapo Ilgazi hap gojën për t’a kritikuar që mban ende kontakt me Serdarin, Çinari ankohet nga kërkesa llogarisë. Ilgazi largohet që aty dhe sëbashku me Xhejlinën shkojnë në shtëpinë e Laçinit për t’a pyetur se me çfarë e ka kèrcènuar Engini Jektain por ajo nuk përgjigjet, ndonëse është e bindur se Xhejlina nuk është vràsèsja e të birit. Laçini u shkon vetë atyre pranë në zyrë vetëm një ditë më vonë dhe u tregon për diplomën fàlse të Jektasë, sepse Seda i tregon se ai po përgatit fundin e saj.