Nana vijon të qëndrojë e fshehur në depon e shtëpisë së Jamanit, ku sapo merr të largohet, dëgjon zërin e tij që po i afrohet depos dhe me nxitim fshihet. Teksa qëndron e fshehur në depo, ajo e dëgjon Jamanin duke folur për të, duke i premtuar vetes se do e gjejë kudo që të jetë fshehur. Paralelisht, për Nanën dhe Jamanin po flet Xhengeri me Ajnurin, sepse kjo e fundit ka harruar të zhdùkë letrën e Nanës që mori nga zyra Jamanit dhe atë letër, e gjen Xhengeri, i cili menjëherë kërkon llogari.
Ajnuri arrin t’a justifikojë mjaftueshëm veten duke thënë se e ka zhdùkur letrën pasi Jamani kërkoi që të mos mbetej asnjë shenjë nga Nana, por nuk arrin t’a rimarrë atë letër, që Xhengeri e mban për t’ia kthyer Jamanit. Ai e bën, ia kthen, por Jamani është ende aq i mllèfosur, saqë as nuk e hap letrën për t’a lexuar se çfarë ka shkruar brenda Nana. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Feriti, përballë të kërkuarës, Esrës, dhe Aishes që po e fsheh në shtëpi, pavarësisht se rrezìkon profesionin e saj.
Feriti tenton t’a dërgojë menjëherë në komìsariat Esrën por Aisheja nuk e lejon dhe ngulmon se ajo është e pafajshme. Madje, ndan me Feritin çdo informacion që ka arrtur të mbledhë deri më tani, lidhur me çështjen e saj dhe àrmìkun që ia ka punuar rrèngun. Të dy sëbashku, i vazhdojnë kërkimet menjëherë mëngjesin e të nesërmes, por Aisheja do pësòjë një trònditje të madhe kur rikthehet në punë dhe mëson nga Kàraja se është arrèstuar Esra. Ajo zhgènjehet nga Feriti dhe menjëherë shkon të shikojë gjendjen e Esrës.
Esra i shpjegon para Feritit se ai, po e mbron duke e mbajtur në kòmisariat, sepse vetëm aty nuk mund t’a lëndòjnë më tepër. Po atë mëngjes, në anën tjetër, Nana është e vendosur të largohet, ndonëse Jusufi i përgjërohet shumë që të qëndrojë. Ajo është e vendosur të kryejë sa më parë denòncimin për vràsjèn që ka kryer Idrisi, sepse e di që ai ende po e kërkon dhe po bën çdo gjë që ka në dorë, që t’a zèrë atë e t’a ndalojë denòncimin që ajo do bëjë. Por, për të dalë nga shtëpia, Nanës i duhet bashkëpunimi Jusufit që të shpërqëndrojë rojen tek dera, dhe Jusufi ia del.