Sedati del nga terapia mëse i kënaqur dhe shkon në shtëpi me buzëqeshje të madhe, duke u treguar versionin e tij të ri, atë më të mirin. Asnjërit nuk ia pranon se terapinë po e bën për të rifituar Nalanin por ato e dinë.
Nalani në ato momente ndodhet pranë vëllasë së Sedatit, Muzos, i cili e shokon duke i treguar se ai dhe Bilura e kanë ditur se Hajriu është i martuar. Me lëmshin e madh në kokë dhe në grykë, Nalani rikthehet në shtëpinë e saj, në heshtje.
Hajriu ndërkohë bisedon për të me shokun e tij të ngushtë, para të cilit betohet se nuk do heqë dorë nga dashuria tij për Nalanin. Mëngjesin e të nesërmes, ai e kontakton sërish Nalanin dhe ajo i përgjigjet duke pranuar ballafaqim.
Sakaq, Hafizeja shkon sërish pranë Metinit që është buzë vdekjes. Ai i kërkon me përgjërim që t’ia dorëzojë Nalanit letrat që ka shkruar për të por Hafizeja nuk premton dot sepse e ka amanet nga Ferideja që t’a mbajë Nalanin larg tij.