Seheri dërgon Jamanin në vendin që i ka bërë surprizë, duke e zbukuruar me zjàrr e shumë tullumbace të kuqe e të bardha. Ai mbetet pa fjalë, sepse vetëm Seheri flet. Fillimisht ajo e përlòt duke i treguar se i është kthyer tërësisht kujtesa, më pas e falenderon për çdo gjë që ai ka bërë që kujtesa t’i rikthehej e në fund fare nxjerr nga xhepi unazat për të qenë sërish të martuar me njëri tjetrin. Jamani i merr, i vendos në gishtin e secilit dhe më i lumtur se kurrë më parë, ai përqafohet me Seherin.
Si të mos mjaftonte, pranë tyre do shkojnë menjëherë edhe të gjithë familjarët e tyre. Ashtu të gjithë siç janë, ato kërcejnë buzë detit e më pas kthehen në shtëpi. Në shtëpi, Neslihani hap atë temë me Çiçekun, duke e pyetur nëse ndonjëherë ëndërron për një dashuri përrallash, si ajo e Seherit dhe Jamanit. Çiçeku nuk përgjigjet por në vend të saj flet Zijai që po i dëgjon nga dera. Ai thotë me bindje se çdo njeri do e dëshironte diçka të tillë, e më pas largohet, sepse edhe ai edhe Çiçeku bëhen me tùrp.
Ndërkohë lart, në dhomat e gjumit, Jamani kërkon me ngulm që të flejnë bashkë në të njëjtën dhomë me Seherin. Ajo refuzon, ndaj ai i kujton se ka pranuar të flinin kur ishin në shtëpinë që ajo mori me qera, por sipas Seherit, në vilë ka njerëz dhe nuk do që ato t’i kèqkuptojnë, prandaj Jamani pranon të bëhet sipas dëshirës së saj. Në anën tjetër ndodhet Jasemini. Në mënyrë të paprìtur ajo merr një mesazh shumë të frìkshëm ku i shkruajnë se e dinë çfarë i ka bërë Ertugrulit dhe nuk do ia falin.
Ato që i shkruajnë janë pikërisht shokët me të cilët ajo është rritur nga Ertugruli por ato nuk e dinë se në çfarë rrezìku ka qenë Jasemini, ndaj e pàndehin atë si një spìùne. Jasemini fokusohet tek motra saj ndërkohë, e bind se është fare mirë dhe se nuk duhet t’a vonojë më tepër fejesën. Edhe nëna tyre është në të njëjtin mendim, prandaj Dujguja telefonon Aliun për t’i thënë se janë gadi për t’i pritur në kërkimin e dorës së saj. Aliu që deri më atë moment ishte mëse i trìshtuar, tani gëzon si një fëmijë.