Kaani sikletos Akifin duke bërë shaka me konceptin e baballarëve në përgjithësi por askush nuk e kupton. Helmi tij do përhapet edhe në festën e Susenit, ku shpif para Asijes për Dorukun dhe para Dorukut për Asijen.
Asija beson që Doruku i ka kërkuar të mos i flasë më duke i thënë se është i dashuri saj dhe fakti që Asija i kërkon llogari për diçka të tillë, bën që Doruku të xhelozojë duke shprehur se mos ndoshta Asijes i pëlqen Kaani meqë është mërzitur që ai nuk po i flet.
Teksa ballafaqohet me Kaanin, ky i fundit i thotë se kuptoi që Asija kishte pëlqim për të, ndaj iu largua. Ndërkohë, në festë, Suseni vendos videon e Asijes dhe Ajbykesë duke pastruar, pasi u bë xheloze që Kaani nuk ia hodhi sytë fare.
Në përfundim të videos Ajbyke rrëfen të vërtetën se ku jeton Harika dhe më pas largohet. Ajo shkon në shtëpi, ku ndodh gjëma sepse Kadiri kthehet me Xhemilenë dhe xhaxhai tij e mohon. Në të njëjtën kohë, drama ndodh edhe me Dorukun, i cili aksidentohet teksa i dërgon Asijes një mesazh zanor për t’i kërkuar falje.