Nana do darkojë me Lukën por prezent në atë restorant do gjejë edhe Jamanin, i cili justifikohet duke thënë se i ka dhënë fjalën varrit të Azizit se do ia mbronte të motrën, por Nana refuzon të mbrohet nga Luka, duke thënë se i beson totalisht.
Jamani nevrikoset kur ajo ngrihet për të kërcyer me Lukën dhe nxitimthi shkon në shtëpi. Gjatë asaj kohe, ka pyetur Feritin nëse Luka ka bërë denoncim për pashaportën e humbur. Informacionin ia jep Ibo, por ngatërrohet dhe e keqinformon.
Jamani gjen shkak për t’i kërkuar llogari Lukës duke thënë se nuk i ka humbur ndonjëherë pashaporta por në çast, Ibo i dërgon mesazh ku rregullon gabimin e tij. Luka, i ofenduar, bën gadi valixhen për t’u larguar.
Jamani mendon se duke e pasur në shtëpinë e tij, mund t’a zbulojë më lehtë se çfarë po fsheh, ndaj me një gur qëllon dy zogj dhe përveçse mban Lukën në shtëpi, fiton edhe pëlqimin e Nanës që e përgëzon Jamanin që e ftoi Lukën të qëndrojë më gjatë.