PREMTIMI/Xhemreja arrin të hakmerret ndaj Xhavidanës

Xhemreja e godet Xhavidanën pas koke, i merr çantën dhe e kyç në atë vend, duke e lënë pa ndjenja. Vetëm pak çaste pasi Xhemreja largohet që aty, Xhavidana zgjohet, e tmerruar që është e mbyllur në një vend me minj.

Për të mos lënë gjurmë në asnjë vend, Xhemreja, me telefonin e Xhavidanës, i dërgon mesazh Emirit, ku i shkruan se është larguar jashtë vendit, për një ndërhyrje estetike për shkak të dëmtimit që i pësoi fytyra.

Kur e lexon mesazhin që i vjen nga numri i Xhavidanës, Emiri e beson, pa e dyshuar aspak. Për më tepër, Xhemreja telefonon Jonxhën, për t’i thënë se gjoja ka hequr dorë nga vendimi për hakmarrje ndaj Xhavidanës.

Jonxha gëzohet pafund dhe ashtu si Emiri, e beson. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, që vazhdimisht përpiqet pas Masallit, ndërkohë që Masalli, ka gjetur orën që i ra Narinit në shtëpinë e tyre dhe e mban fort pas vetes, pa i treguar njeriu.