AMANETI/Jamanit i vjen vizitorja më e papritur

Nana vijon t’i mbajë qëndrim Jamanit, pavarësisht Jusufit që ndodhet në mesin e tyre. Jamani e kupton sa e ka mërzitur dhe për të gjetur një zgjidhje, ai kërkon ndihmën e Feritit, gjë që edhe Nana e dëgjon përtej derës së zyrës së tij.

Vetëm pak çaste më vonë, Xhengeri i dorëzon një zarf Nanës, duke i thënë se është një lloj qerasjeje nga Jamani. Paratë e ndodhur brenda zarfit e nevrikosin aq shumë Nanën, saqë ajo e kritikon Jamanin, duke i thënë se nuk blihet me para.

Ajo largohet pa e dëgjuar justifikimin e tij por menjëherë i del përpara Adaleti, në dorën e të cilës shikon po të njëjtin zarf dhe nga ajo mëson se një shpërblim të tillë, Jamani e bën çdo vit me punonjësit e tij.

Për t’a lumturuar sadopak Nanën, Jamani i bën dhuratë një pikturë të natyrës së vendlindjes së saj dhe ia vendos në dhomë. Pas atij çasti të lumtur për të dy, Jamani do lumturohet nga ardhja e vizitores më të papritur, hallës së tij të moshuar.