Jamani dhe Nana qëndrojnë në ballkonin e shtëpisë, ku bisedojnë për tema të thella dhe Jamani gjithashtu mëson mbi fëmijërinë e saj të vështirë. Në një moment, ai e humb se çfarë po thotë dhe rrëfen mendimin e tij se është e pamundur të mos e duash Nanën pasi e njeh.
Të dy shtangen pas atyre fjalëve që i sikletosin pafund por atij momenti do i japë fund halla e Jamanit, thjesht me ardhjen e saj. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili i thotë me bindje Aishes se ajo do i kërkojë falje atij.
Feriti shpjegohet duke thënë se nuk është aq budalla sa të humbasë shansin e vetëm për të qenë sërish me të, me Aishen. Madje, ai shkon sëbashku me të për të marrë përgjigjen e analizave por përfundon duke marrë edhe një shuplakë nga Aishe.
Koraji ka arritur t’a modifikojë përgjigjen e analizave dhe Aisheja mendon se Feriti po tallej me të, ndaj largohet e lënduar. Ndërsa Feriti, ulet bashkë me Vollkanin të studiojë detajet e gjithë çështjes dhe binden se fajtori është Koraji.