Feriti është mëse i bindur se përgjigja e analizave do vërtetojë pafajësinë e tij dhe Aisheja do i kërkojë falje. Për këtë, ai i premton se nuk është aq budalla sa të bëjë një veprim që rrezikon shansin që iu rikthye pas shumë vitesh, me të, me Aishen.
Sëbashku ato shkojnë të marrin përgjigjen e analizave, që do e lërë në baltë Feritin. Aisheja lexon që gjaku tij është fare i pastër dhe e qëllon me shuplakë, duke menduar se ai donte të tallej me të. Pas ndryshimit të analizës, qëndron Koraji.
Feriti, mëse i nevrikosur, shkon në shtëpi dhe studion detajet e gjithë ngjarjes sëbashku me Vollkanin dhe të dy bien dakord që pas gjithë kurthit fshihet Koraji. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, me Nanën, në ballkonin e shtëpisë.
Teksa nisin një bisedë spontane, Jamani, pa e kuptuar, rrëfen dashurinë për të, duke thënë se është e pamundur t’a njohësh e të mos e dashurosh. Atë moment romantik dhe të sikletshëm, do e ndërpresë ardhja e hallës së Jamanit.