Olofi arrin të futet fshehurazi, pa e vënë re as Bengi që e ka fare pranë. Ajo është e frustruar ma Oktem Beun, sepse ai do t’i dalë në mbrojtje Osmanit ndërsa ajo i frikësohet shumë Ismihanës dhe e kundërshton.
Gjatë asaj kohe, Osmanit do i vijë në ndihmë Turguti, ndërkohë që pranë Ballës dhe Edeballësë do shkojë Ismihani, duke i përqeshur për gjendjen e tyre, pasi Edeballë thotë me bindje se ajo është veçse një frikacake mendjemadhe.
Përtej tyre, në anën tjetër ndodhet Kumrall Abdalli, që po lufton me gjithçka di dhe ka, për të shpëtuar Konurin, i cili nga helmimet e njëpasnjëshme dhe torturat e pandalimta, ka marrë një sëmundje shumë të rëndë.
Koha kalon dhe Osmani arrin të futet brenda në kalanë e Ismihanës e të shkojë deri në qelitë e të dashurve të tij, por pas tyre, nga një anë qëndron Olofi e nga tjetra Ismihana, duke e kërcënuar Osmanin me jetën e të dyve.