Aisheja humbet toruan kur në telefon i vjen një mesazh, nga ku mëson se ndërmjet kartës së saj është marrë një kredi shumë e madhe në bankë. Pranë vetes, ajo ka Korajin, i cili ia ka bërë atë punë pabesisht.
Të dy dalin nga shtëpia me shpresën se do zgjidhin diçka në bankë por përpara u del Feriti, që e pret Korajin me grushtime në fytyrë. Ai e akuzon për kurthin që i ka bërë, përfshirë dhe ndryshimin e analizave, por Koraji i mohon të gjitha.
Aisheja mban anën e Korajit duke mos e dyshuar aspak pafajësinë e tij. Ndërkohë, në anën tjetër, Nana dhe halla e Jamanit përjetojnë përplasjen e parë në mendimet e tyre, ku do preket Jusufi. Sipas hallës, ai nuk duhet të trajtohet më si fëmijë.
Ajo ngulmon se Jusufi duhet të trajtohet si burrë që ka detyrë të mbrojë familjen ndërsa Nana mendon tërësisht të kundërtën. Megjithatë, e zgjidhin me qetësi. Çaste më vonë, Nana do depërtojë në zemrën e Jamanit, me një dhuratë modeste për të, në shenjë falenderimi.