Narini kalon natën në shtëpinë e Kemalit, për të mbajtur fjalën që i dha Masallit, se kur të zgjohej do e kishte aty. Ajo natë, do jetë shumë emocionuese edhe për Narinin edhe për Kemalin, i cili qëndron gjatë pas derës së dhomës, pa guxuar të trokasë.
Mëngjesin e ditës tjetër, në shtëpinë e Kemalit do trokasë një vajzë e re, specialiste për situatën e Masallit. Atë e ka sjellë Oja por Masalli nuk e do aspak, nuk pranon as t’i afrohet. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani.
Ajo vijon t’a përballojë e vetme situatën e rëndë me shtatzëninë, fëmijën dhe jetën e saj. Rejhani nuk i tregon asnjë njeriu por sa herë që mbetet vetëm, qan me dënesë, duke mos ditur si të veprojë.
Sakaq, Xhavidana vijon të jetë në vendin ku e ka lënë Xhemreja, ku duket se edhe pak do mundet të mbijetojë. Ajo rrezikon të vdesë por për fatin e saj, Talazi mëson çfarë ka bërë Xhemreja dhe nxiton për tek Xhavidana.