Gylxhihana, e cila ndjen se po i afron fundi, këshillon Dondynë që të vazhdojë jetën meqë ka gjetur një person si Ismaili. Me këshillën e saj, Dondy takohet me Ismailin dhe e pranon propozimin e tij për martesë, duke e lumturuar pafund.
Pas Dondysë, Gylxhihana i kërkon Muzos që t’a hapë zemrën para Bilurës nëse ndjen diçka për këtë dhe për më tepër, i kërkon t’a thërrasë edhe atë në darkimin që do bëjë në shtëpi atë mbrëmje. Por mendja e Muzos është tek Sedati.
Ai nuk duron dot t’a shohë në atë gjendje vëllanë, ndaj i tregon se personi që po kërkon është Hajriu, por Sedati aq nuk e beson, saqë mendon se po e përdorin Hajriun për të fshehur personin e vërtetë që qëndron në atë mes.
Në ato momente, Hajriu largohet nga shtëpia Nalanit sepse dëgjon nga goja saj se ajo nuk mendon të martohet ndonjëherë. Pas largimit të tij, në shtëpi vjen Tyrkana dhe ashtu siç Nalani i kishte premtuar, nis t’i mësojë shkrim e lexim.