Tollga vëren orën në dorën e Kadirit, i tregon se çfarë çmim ka dhe Kadiri sapo e vërteton në internet, ia kthen mbrapsht Melisës, duke theksuar se nuk e pranon dot të ketë në trup diçka aq të shtrenjtë, kur punon për aq pak para.
Melisa ofendohet shumë nga gjesti tij ndërsa Kadiri thekson se ajo nuk e kupton aspak. Pas një debati shumë të fortë, secili largohet në rrugën e tij. Gjatë asaj kohe, Tollga përpiqet t’i afrohet Xhemilesë por kjo e fundit mëson nga Orhani se çfarë ka bërë ai.
Ajo ia kthen sadopak duke e goditur me shkopin e fshesës dhe i premton se do ketë lëndime të tjera nëse ai nuk e lë të qetë. Ndërkohë Shengyli provon biletën e saj, që nuk është fituese, ndaj nxiton dhe merr fshehurazi atë të Omerit, që është.
Paratë i tërheq vetë, pa i thënë njeriu dhe i fsheh. Sakaq, ajo ka lëshuar bombën tek Nebahati por Akifi e gjen mënyrën për të dalë vetë i pafajshëm dhe sikur Suzana e ka futur në kurth, ndaj Nebahati me shoqe, shkon të tallet me Suzanën në butikun ku ajo po punon.