Metini gjen guximin të trokasë sërish tek Nalani por kësaj rradhe, vetëm për të lënë tek ajo pikturat e tij të shtrenjta, e më pas largohet duke dhënë lamtumirën. Në ato momente, Bilura dhe Muzo po flasin për të dhe Hajriun.
Sedati i dëgjon pas derës dhe bindet për lidhjen mes Nalanit dhe Hajriun. Mëse i frustruar, merr të largohet nga shtëpia por nëna tij e ndalon, duke ndjerë të nevojshme t’i japë disa këshilla, meqë po i vjen fundi.
Sipas Gylxhihanës, ai duhet të heqë dorë nga Nalani e të besojë ne vete sepse një ditë, do bëhet siç gjithmonë ka ëndërruar të jetë. Paralelisht, Bilura me Muzon vazhdojnë bisedën, duke zyrtarizuar dashurinë e dyanshme, aq sa planifikojnë dasëm dyshe, sëbashku me Dondynë dhe Ismailin.
Teksa ato flasin, Sedati shkon para shtëpisë së Nalanit dhe pret aty deri në mëngjes, kur e shikon atë krah Hajriut dhe i shembet bota. Në të njëjtin mëngjes, Rafeti zgjohet me Gylxhihanën të vdekur në krah dhe bota i shembet jo vetëm atij por të gjithëve.