Nana është e vendosur të dëgjojë fjalën e hallës së Jamanit, gjë që edhe halla e vëren vetë. Në bazë të asaj fjale, Nana bën çmosin për t’i qëndruar shumë larg Jamanit por ndonjëherë, për rrjedhojë, refuzon edhe Jusufin.
Në një çast, atë e ngarkojnë me detyrën për t’i dërguar kafenë Jamanit por për shkak se edhe Jamani ka vendosur t’i qëndrojë larg, ato tensionohen dhe kafja i derdhet mbi këmishë. Irritimi që i shkaktohet, e bën Nanën të largohet në dhomë.
Në dhomë, ajo telefonon shoqen për t’i treguar se çfarë po ndodh dhe për habinë e madhe të Nanës, edhe shoqja saj mendon si halla, që nga larg, ajo dhe Jamani ngjajnë si një çift. Paralelisht, një ish çift po tenton të ribashkohet.
Ato janë Aisheja dhe Feriti ku ky i fundit nuk heq dorë nga ajo ndërsa ajo, si përherë, ka gjithmonë vend për të. Koraji që tentoi t’i ndante njëherë e mirë, përballet me bashkëpunëtoren e tij Pelinin, e cila e paralajmëron t’i qëndrojë larg Feritit.