Sedati dëgjon bisedën mes Bilurës dhe vëllait të tij, Muzos, ku ato përmendin lidhjen e Nalanit me Hajriun. Mëse i frustruar, Sedati merr të dalë nga shtëpia por fillimisht e ndalon Gylxhihana, e cila ndjen se po i jep këshillat e fundit.
Ndonëse ajo i kërkoi të hiqte dorë nga Nalani, Sedati sërish del nga shtëpia dhe shkon poshtë shtëpisë së saj. Ndërkohë vëllai saj, mes të tjerash, i tregon Bilurës edhe se është mëse i gatshëm të kalojë gjithë jetën me të, aq sa vendosin dhe për martesë.
Në anën tjetër, nëna tyre, Gylxhihana, e kalon gjithë natën e përqafuar me Rafetin dhe me lot në sytë e secilit prej tyre, në një kohë që djali tyre Sedati e kalon natën poshtë shtëpisë së Nalanit, duke pritur të shohë Hajriun.
Mëngjesin e të nesërmes, Sedati i shikon ato të dy duke u takuar e përqafuar ndërsa në shtëpinë e Sedatit, babai tij Rafeti zgjohet shëndoshë e mirë por me gruan e vdekur në krah.