Ilgazi vendos t’i tregojë Defnesë të vërtetën, se babai e vëllai tyre nuk do kthehen më, për një kohë të gjatë, të pacaktuar. Mes lotësh, Defne shpreh frikën se do mbesë e vetme por Ilgazi ia premton se diçka e tillë nuk do ndodhë.
Gjatë asaj kohe, Çinari po përgatitet për t’ia mbathur në mënyrë të paligjshme por nuk e di se në mesin e personave që po e përgatisin arratisjen, është edhe një spiun i Jektait. Ky i fundit, është i gatshëm të sulmojë Çinarin, por jo vetëm.
Sëbashku me Osmanin, ato vendosin të paraqesin në gjykatë një situatë, ku do tregohet forma e vdekjes së djalit të tyre, që të mund t’a fajësojnë Ajlinin aq sa t’a shpallin si të paaftë për të qenë nënë e për të rritur fëmijë.
Ajlini në ato momente, po pëson një goditje edhe nga nëna e saj, e cila e komplimenton Xhejlinën dhe shtëpinë e saj të re, duke bërë që Ajlini të ndihet indiferente, sikur nëna saj nuk e mbështet në asgjë.