Kemali ndodhet i vetëm në dhomën e tij kur merr një telefonatë nga avòkati që ka pajtuar për çështjen e Masallit. I lumtur, ai i tregon se është i sigurtë që do e marrin kùjdestarinë e Masallit, ndaj rrjedhimisht nuk do ketë përse t’a vazhdojë lojën e martesës me Narinin. Kemali gëzohet shumë për të bijën por trìshtohet po aq shumë kur mendon se do i duhet të divòrcohet nga Narini. Ajo e vëren të ngrýsur dhe e pyet çfarë po ndodh, por Kemali nuk ia thotë dot të vërtetën. Ndërkohë, në shtëpinë fare pranë tyre ndodhet Rejhani me Sunën.
Për herë të parë, Rejhani rrëfen arsyen përse e do aq shumë Sunën. Ajo tregon se dikur ka pasur një motër që prej vitesh nuk jeton më dhe për Rejhanin, Suna tanimë ka vendin e saj. E emocionuar pafund, Suna nuk e kùndërshton më Rejhanin dhe pranon të kthehet në shtëpi por fillimisht i duhet të bëjë gadi plaçkat. Rejhani largohet e para për të përgatitur darkën e mirëseardhjes për Sunën, e cila planifikon të kthehet në shtëpi e shoqëruar nga Taxhi. E para që kthehet në shtëpi, është Rejhani.
Ajo i tregon Emirit vendimin e madh të Sunës dhe fillon përgatitjet që ajo t’a gjejë dhomën sa më të zbukuruar, si dhe një tryezë të mbushur me ushqimet e saj të preferuara. Teksa gatuan vetë, Rejhani nuk harron të telefonojë edhe Narinin, që në ato momente është mëse e trìshtuar që do largohet nga Kemali dhe Masalli, brenda pak ditësh. Rejhani e gëzon me ftesën e saj por nuk u tregon arsyen e asaj ftese. Bashkë me Kemalin, Narini fillon të përgatitet menjëherë. Sakaq, Emiri nuk lejon dot që Rejhani të lodhet aq shumë.
Ai e merr me këmbëngulje nga kuzhina, sëbashku dalin në oborr dhe ai fillon t’a përkundë në shilarëse. Emiri gjithashtu e përqafon, gjë që e shikon edhe Xhemreja fshèhurazi. Ajo irrìtohet pafund, mbushet me mllèf e me lòt dhe ashtu vazhdon me planin e saj. Sipas një plani tejet të detajuar, ajo arrin të futet në makinën e Taxhit ku ndodhet Suna dhe Taxhin e lë jashtë. Suna e tmèrruar i përgjèrohet të ndalojë por Xhemreja e ka humbur torùan dhe teksa ecën me shpejtësi, qëllimisht përplàs në tokë edhe Taxhin.