AMANETI/Nana nuk e braktis dot Jamanin

Aisheja po rikthehet në shtëpi pas një dite të lodhshme pune, kur shikon Feritin duke përqafuar një femër të panjohur dhe në mënyrë të pakontrollueshme bëhet xheloze, gjë që Feriti e kupton dhe e pëlqen por megjithatë ia shpjegon se kush është ajo.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet një tjetër dyshe që nuk e pranon dashurinë që ka për tjetrin. Ato janë Nana dhe Jamani, ku ky i fundit e dëgjon Nanën tek e përshkruan atë në mënyrën më perfekte, teksa ia shpjegon mysafires se si është ai.

Brenda asaj dite, harmonia mes tyre do ndërpritet nga një debat, ku Nana i kërkon Jamanit të mos shkojë në takimin me armiqtë e tij sepse mund të jetë një kurth ndërsa Jamani ia ndërpret të folurën duke i kujtuar se ajo është thjesht një dado.

Megjithatë, Nana nuk qëndron duarkryq. Në mënyrë shokuese për Jamanin, ajo i vihet nga pas, me armë në dorë. Sup më sup, ato luftojnë kundër armiqve të Jamanit, duke e lënë këtë të fundit ende të shokuar.